Categories: Uncategorized

Rama flet për koronavirusin: I kemi marrë masat si shtet

Kryeministri Edi Rama, i pyetur për koronavirusin, deklaroi se shteti shqiptar ka marrë të gjitha masat e duhura për të parandaluar virusin në fjalë.

Ende në Shqipëri nuk është deklaruar asnjë rast, me koronavirus.

Të lidhura

None found

Rama u shpreh se në rastin e koronavirusit, paniku duket të jetë më i madh sesa dëmi real. Ai shtoi se ideja për të mbyllur kufijtë është absurde, pasi nuk mund t’ju thuhet shqiptarëve që jetojnë jashtë që të mos vijnë në vendin e tyre.

“Ne kemi marrë masat si shtet për karantinimin. Të gjithë njerëzit duhet të marrin masa individuale, si larja e duarve etj. Më vjen keq që edhe në këtë rast, disa burime të këqija përpiqen që kërkojnë të gjejnë rrugë për të mbjellë kaos dhe rrëmujë.

Kjo historia me propagandën me Spitalin e Kavajës, që karantinat duhet të jenë në male etj., janë të gjitha marrëzira”, theksoi Edi Rama, i ftuar në emisionin “Real Story” në “Neës 24”,.

Teksa ndodhet për një vizitë zyrtare në Moskë, si pjesë e kryesimit të OSBE-së, Rama u shpreh mbi gjendjen pas përhapjes së koronavirusit, se “paniku është shumë më i madh sesa dëmi real. Ne jemi përgatitur hap pas hapi. Ideja që duhet të mbyllim kufijtë është ide absurde, sepse nuk mund t’iu themi dot shqiptarëve që janë në Itali prsh. që ju nuk keni të drejtë të hyni në atdheun tuaj.

Shpresojmë që mos të ndodhë fenomeni, por nëse ndodh, do merren masa. Edhe në rastin e tërmetit, kishte burime papërgjegjshmërie që ndollën panik tek njerëzit. Kjo është betejë sic bëjnë vendet e tjera”, tha Rama.

të fundit

Përshkallëzohen tensionet në bulevard, gazetari: Policia nis shoqërimin e protestuesve

Gazetari i Euronews, Eni Ferhati, raportoi nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku vijojnë tensionet mes protestuesve dhe policisë. Ai bëri…

54 seconds ago

Tiranë, një 42-vjeçar mbetet i plagosur me armë zjarri në Shkozë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Shkozë të Tiranës. Nga burime bëhet me…

5 minutes ago

Katër të vdekur në aksidentin në Greqi, Kurti ngushëllon familjet dhe kujton Florida Hoxhën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen tragjike të katër personave, mes tyre edhe tre…

7 minutes ago

Arben Ahmetaj: Rama u konsultua me Ballukun te “Vila e Kuqe”, mandati i katërt i vjedhur do të jetë varrezë politike

Ndërsa rrugët e kryeqytetit po vlojnë nga dita e tretë e protestës studentore e qytetare, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar…

10 minutes ago

VIDEO/ Pamje shqetësuese nga protesta në Tiranë, civilë pa identifikim fusin me forcë një person në furgon

Situata më protestën në Tiranë vijon të jetë e përshkallëzuar. Nga ana e policisë është përdorur gaz lotsjellës masivisht dhe…

13 minutes ago

Rrustemi: U përmbush ajo që u tha që në fillim, nuk bëhet fjalë për dorëzim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

18 minutes ago