Categories: Uncategorized

Rama flet pas mbledhjes: Marrëveshja e 5 qershorit do të votohet nesër!

Kryeministri Edi Rama ka folur pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Rama shtoi se marrëveshja e 5 qershorit do të votohet nesër dhe do të hyjë në fuqi dhe ndryshimet kushtetuese do të votohen me datën 30 qershor dhe do të hyjnë në fuqi.

“Kishim një diskutim me një grup të ekspertëve të Këshillit Politik që kanë ndjekur procesin, Damiani mbase sqaron më mirë në aspektin e pretendimit që është shprehur PD-ja.

Ne erdhëm për të shprehur jo vetëm vullnetin, por edhe gatishmërinë për të diskutuar mbi cdo gjë që është e paqartë, që ka krijuar keqkuptim, apo mos kuptime të caktuara për risitë kushtetuese.

Është në interesin e PD-së që të zhvillojë këtë proces, sepse faktikisht ky këshilli e ka kryer misionin e vet me marrëveshjen e 5 qershorit dhe nga ana tjetër pas 30 korrikut jeta politike vazhdon.

Do të na duhet të reflektojmë në ligjin zgjedhor c’ka kushtetuta lidhur me listat e hapura do të imponojë dhe më duket absurde që të bojkotohet diskutimi lidhur me këtë.

Duhet ta përsëris nuk jemi në kushtet e një vendi pa institucione dhe parlament dhe mos ekzsitenca imagjinare e parlamentit nga opozita jashtë parlamentit nuk e bën parlamentin inekzistent. Pavarësisht se PD-ja dhe aleatët e saj u arratisën duke braktisur detyrën janë pjesë e këtij realiteti politik dhe mohimi do të ishte i padrejtë, jo me personazhet, por me qytetarët.

Jam i keqardhur, se është një kohë e shkurtër. Kemi konsensus me forcat parlamentare dhe kushtetshmërit me ligj dhe zakon nuk kemi asnjë hall të posaçëm, por mendoj që kemi bërë gjënë e duhur, edhe sot. Sa i përket pretendimit që të mblidhemi për cka është nënvizuar nga pala që refuzoi që të merrte pjesë, mendoj që Damiani mund të japë një sqarim se e njeh më mirë se unë procesin.

Ekspertët e kanë bërë të qartë që asgjë nuk preket. Reflektimi i risive kushtetuese është diçka tjetër. Nëse ka një reflektim për marrëveshjen e 5 qershorit nuk do të thotë asgjë fare. Marrëveshja e 5 qershorit do të votohet nesër dhe do të hyjë në fuqi dhe ndryshimet kushtetuese do të votohen me datën 30 qershor dhe do të hyjnë në fuqi.”- tha Rama.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago