Categories: Uncategorized

Rama e talli për shifrat e varfërisë, Basha i përgjigjet: Nga Surreli nuk i sheh dot!

“Nga Surreli e ke të vështirë të ndjesh dhimbjen e njerëzve…”

Kreu i opozitës Lulzim Basha thotë se qeveria gënjeu për masat e marra në lidhje me mbështetjen financiare ndaj qytetarëve.

Gjatë një interviste për “Neës 24”, Basha u shpreh se opozita ka qenë në detyrë që prej ditës së parë me propozimet dhe presionin e saj, por kryeministri siç nënvizon ai, nuk preku fondet për oligarkët.

Deklarata e Bashës

Basha: Sot nuk është koha as ta lusim, as ta këshillojmë, tani është koha të ngremë zërin. Me këtë lloj sjellje, po e çon vendin drejt humnerës, ndërsa ai Parlament aty është vetëm shtojcë.

Ne prodhuam pesë hapa që sipas nesh përbëjnë rrugën e daljes nga kriza. I kemi ndërtuar mbi ekspertizën më të mira të vendeve që po përballen me këtë situatë. Hapi i parë është të dimë se ku ndodhemi aktualisht.

Mesatarja është vetëm 110 testime në ditë. Është e pavërtetë. Pse rekomandimet e OBSH në Shqipëri zbatohen pesë herë më pak se në Maqedoninë e Veriut? Sepse nuk kanë mjaftueshëm kite testimi. Kjo qeveri nuk ka ndërmarrë asnjë masë. Ka gënjyer se tha ka marrë masa.

Rama ka vendosur që këto para tua lërë në konto bankare 10 oligarkëve dhe t’i trajtojë ato si lekët e veta dhe jo të qytetarëve. Ndodhemi në një situatë ku vendi ynë nuk ka të ngjarë me asnjë vend tjetër. Qeveria nuk ka dhënë asnjë ndihmë për qytetarët dhe biznesin dhe i ushqen me lugë bosh pasi do të fshehë dështimin e saj.

Nga Surreli e ke të vështirë të ndjesh dhimbjen e njerëzve, kur e ke mendjen tek tenderat e shëndetësisë. Mjafton të shohësh se si për shkak të dështimit të tij për të mos mbyllur fasoneritë. Sot ke dy bashki që i janë shtuar vatrës së infeksionit. 15 mln euro që do të mjaftonin për pagat e tyre ua jep një gushti oligarkësh. Nga Surreli e ka të vështirë të flasë për varfërinë.

Nuk mund t’i ngopësh as me premtime bosh dhe as me skema kreditimi ku vetë shteti është borxh. Jemi me qindra hapa pas nga çdo qeveri tjetër nga rajoni.

Aksioni opozita ka nisur prej ditës së parë sa i përket pandemisë. Opozita shqiptare ka qenë në detyrë shumë më shumë se qeveria.

Ndaj, kemi bërë propozimet e duhura dhe në mënyrë të përditshme po ushtrojmë presion që situata të ndryshojë. Në javën e gjashtë të keqmenaxhimit, pasojat janë të ndjeshme kudo. Qytetarët me të drejtë po ngrenë zërin e tyre. Ndaj, opozita me të gjitha resurset dhe burimet e saj, opozita do të jetë në krah të qytetarëve.

të fundit

Horoskopi 9 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot, marrëdhëniet tuaja mund të jenë të ngrohta, por kërkojnë durim…

2 hours ago

A duhet të bëhet propozimi për martesë në një dasmë?

Një nga debatet më të zakonshme në botën e dashurisë dhe festave është pyetja: A është e përshtatshme të bësh…

2 hours ago

E quajti hije të opozitës/ Kushtetuesja i përgjigjet Kurtit: Deklaratë e pamatur e zyrtarëve shtetërorë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shprehur shqetësim për, siç tha, “deklarimet e pamatura” të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të…

2 hours ago

Mori katër plagë në trup nga një armë që lëshon 900 plumba në minutë! Burime tek Trauma: Erogen Brajoviç jashtë rrezikut për jetën

Erogen Brajoviç i cili ishte shënjestër e atentatit të mëngjesit të sotëm në Shkodër mësohet se ndodhet në gjendje jashtë…

3 hours ago

“Më habit heshtja e SPAK”/ Murrizi: Politikanë e biznesmenë nuk kishin brekë në by*** dhe tani jetojnë në luks prej Bankers!

Ish-deputeti Myslim Murrizi deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ishte i habitur me heshtjen e SPAK-ut për…

3 hours ago

“Dardanët” marrin fitoren historike përballë Suedisë dhe ngjiten në vendin e dytë të Grupit B

Kosova ka arritur një fitore historike, duke mundur 2-0 në Prishtinë skuadrën e Suedisë, e vlefshme për Grupin B të…

3 hours ago