Këshilli i Lartë Gjyqësor ka emëruar gjyqtare në Tiranë, ish-avokaten e Shtetit, Alma Hiçka. Vendimi është marrë një ditë më parë në mbledhjen e KLGJ-së.
Para vitit 2013, Hicka ka qenë gjyqtare në Kavajë, por duke qenë se vendet atje ishin të zëna ajo është caktuar me detyrë gjyqtare në Tiranë.
None found
Në tetror të 2018, Hiçka u përfol se u shkarkua nga kryeministri i vendit, por më pas Rama reagoi duke thënë se Hiçka u largua vetë, për arsye personale.
“Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit. Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses”, shkruante Rama në atë kohë.
Ndërkohë kujtojmë se Partia Demokratike në vitin 2017 depozitoi në Porkurori, kallëzimin penal ndaj Avokates së Shtetit, Alma Hiçka.
”Hicka kallëzohet për shpërdorim detyre. Hicka jo vetëm po pengon hetimin parlamentar të çështjes CEZ, por ajo është kapur disa herë edhe në konflikt interesi, duke përfituar ajo me bashkëshortin e saj në disa raste, në dëm të shtetit” thuhej në deklaratën e PD-së.
Një tërmet me magnitudë 7.0 ballë goditi rajonin e Gadishullit Kamchatka të Rusisë, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). [...]Read More...
Mediat ndërkombëtare, vazhdojnë t’i bëjnë jehonë situatës së krijuar në Shqipëri me protestat e studentëve. Në një shkrim të fundit,…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar për herë të parë lidhur me situatën e Kimberly…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.…
Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime përgjatë Ultësirës Perëndimore si dhe…
Dashi Kjo është një ditë e mrekullueshme për një bisedë të shkurtër konstruktive, por është e vështirë që të përshtateni…