Kryeministri Rama konfirmoi vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të pezulluar vijimin e koncensionit të Check Up-it për një periudhë gjashtë mujore deri në normalizimin e situatës me koronavirusin.
I puetur nga Endri Xhafo, Rama tha se Check Up-i është pezulluar për gjashtë muaj dhe pasi të normalizohet situata do të vijohet normalisht me depistimin e popullsisë.
Ndërkohë, kryeministri Rama theksoi gjithashtu se qeveria pret që nga koronavirusi të preken 60-70 për qind e popullsisë, por pjesa dërrmuese nuk do ta kuptoje që është prekur nga ky virus, ndërsa një pjesë shumë e vogël do të ketë simptoma dhe një numër minimal i tyre do të trajtohet në spital.
“Asnjëherë autoritete në kohë lufte nuk i përgjigjen një pyetje të tillë kemi mjaftueshëm dhe nuk do të na mungojnë dhe siç mund tu mungojnë dhe vendeve më të fuqishme se ne kapacitete më të mëdha masat shtrënguese të popullsisë. Kjo do të thotë se ne do të prekemi 60-70% nga kjo mesatare 80 për qind nuk do ta marrin vesh kurrë.
20 për qind nga 80% do të kenë dhe simptoma më të dallueshme dhe në këtë grup janë dhe personat që bëhen për reanimacion kjo është arsyeja se masat shtrënguese janë ilaçi i vetëm që bota njeh deri më sot. Dhe ilaçi i njohur është masat shtrënguese”, tha Rama. /abcnews.al
Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe…
Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida…
Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…
Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…