Categories: Uncategorized

Rama e pranon hapur: Nuk jam për lista të hapura, por nuk i dihet!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takime me deputetët socialistë sipas qarqeve, ku ka ndarë detyrat për fushatën zgjedhore.

Ai ka dhënë paralajmërime të qarta se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme lokale, siç kërkon opozita jashtë Kuvendit, si dhe tha se nuk është për lista të hapura, ndryshe nga sa kërkon opozita e re.

Edhe pse nuk është pro listave të hapura, si dhe kundër zgjedhjeve të parakohshme lokale, megjithatë, shefi i qeverisë është shprehur se “deri në fund nuk i dihet”.

Një tjetër çështje që Rama është ndalur të flasë janë edhe koalicionet parazgjedhore, duke paralajmëruar se PS synon e vetme një mandat të tretë në zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk ka zgjedhje të parakohshme për bashkitë, kryebashkiakët do të vijojnë mandatin e tyre. Unë nuk jam për lista të hapura, por çfarë nuk ndodh deri në fund, kështu që kjo fushatë është betejë e juaja. Në varësi të dinamikës politike, mund të mos kemi koalicione parazgjedhore”, mësohet t’u ketë thënë Rama deputetëve të tij.

Pasi dha këto porosi për deputetët socialistë, kreu i qeverisë ka nisur pasdite një takim me deputetë të opozitës së re. Takimi ka nisur që prej 19:00, ndërkohë që heqja e koalicioneve parazgjedhore dhe hapja e listave janë kërkesat e tyre të panegocioushme.

Madje këto kërkesa janë kushtëzuar edhe me votën e tyre mbi marrëveshjen e Reformës Zgjedhore, të arritur nga Këshilli Politik.

Maxhoranca dhe opozita jashtë Kuvendit arritën një marrëveshje më 5 qershor, për Reformën Zgjedhore, por që ajo të marrë formë zyrtare, kërkon miratimin në Kuvend, edhe me votat e deputetëve të opozitës së re.

të fundit

“Do ja q* robt”, Dosja e SPAK për AKSHI-n, si Ergys Agasi përgatiste “çunat” për presion ndaj ish-ministrit të PS, e shihnin si pengesë

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për AKSHI-n del qartë se si një grup personash të lidhur me…

2 minutes ago

Festa luksoze e ditëlindjes së Lauren: Kardashian dhe Jenner në qendër të vëmendjes

Kris Jenner dhe Khloé Kardashian i janë bashkuar Lauren Sánchez Bezos për festimin e ditëlindjes së saj të 56-të. Festa…

25 minutes ago

Nga Reality Show në GJKKO, Monika Kryemadhi batuta me gazetarët: Janë shtuar shumë fjetjet burrë me burrë

Ditën e sotme, ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur në GJKKO për seancën paraprake të dosjes “Meta”,…

35 minutes ago

Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

Edhe pse shumëkush mendoi se do të largohej nga gara, Toney vazhdon të jetë pjesë e Big Brother VIP Kosova,…

43 minutes ago

Largohet nga posti i drejtoreshës së “Shefqet Ndroqit”, Silva Bala/ Ja kush e merr drejtimin (EMRI)

Largohet nga drejtimi i ish-Sanatoriumit Silva Bala. Bëhet me dije se “Shefqet Ndroqi”, do të drejtohet nga Elisabeta Treska. Ndërkohë, …

1 hour ago

Protesta e Partisë Demokratike, hiqet pema e Vitit të Ri para Kryeministrisë

Në prag të protestës së Partisë Demokratike, e cila do të zhvillohet sot në orën 18:00 para Kryeministrisë, autoritetet kanë…

1 hour ago