Categories: Uncategorized

Rama e paditi, Haradinaj i kundërpërgjigjet publikisht

Pas lajmit që qarkulloi në media se kryeministri Edi Rama ka depozituar një padi ndaj homologut të tij kosovar, Ramush Haradinaj, vjen një reagim nga ky i fundit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Haradinaj pohon se ai, duke iu referuar ligjit, do të përgatis një përgjigje në padi. Sipas tij padia e kryeministrit Rama, i cili akuzon Haradinajn për shpifje, është plotësisht e pabazuar dhe se po tenton që t’i ikë përgjegjësive.

Padia e Edi Ramës, e cila përmban mbi 30 faqe, pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj tij, për deklaratat që ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.

Postimi i Haradinajt:

Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.

Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!

Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.

Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë.

RH

të fundit

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

Ushtria izraelite ka kryer sulme të shumta në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Han Junis, gjatë natës së mbrëmshme…

4 minutes ago

Xhafaj tek njësia 10 dhe 11, Pullazi tek 2, Gonxhe tek 6/ Kush e fitoi garën brenda Partisë Socialiste në njësitë e Tiranës

Partia Socialiste, shënoi një fitore të thellë në Bashkinë e Tiranës, me mbi 57 mijë vota në krahasim me koalicionin…

6 minutes ago

“Nuk besoj që ka dal tym i bardhë”, Krasniqi: Më shumë problem politik sesa juridik, momenti që presidentja t’i drejtohet Kushtetueses

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas përfundimit të takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani tha se…

36 minutes ago

PARLAMENTI I RI/ Kuotat gjinore dhe Diaspora godasin majtas, djathtas, ja 140 deputetët që prodhoi “11 maji”

Numërimi i votave ka konfirmuar tashmë 140 emrat në kuvend. Nga PS janë 37 emra nga lista e hapur, ndërsa…

1 hour ago

Kylie Jenner nis pushimet, biznesmenia ‘çm*nd’ rrjetin me FOTO-t me bikini

Vera po vjen ngadalë dhe Kylie Jenner ka filluar pushimet e saj. Biznesmenja dhe personaliteti televiziv i njohur madje ndau…

1 hour ago

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Tanimë kanë dalë biletat në shitje për ndeshjen e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, që zhvillohet më 7 qershor në…

1 hour ago