Categories: Uncategorized

Rama e ftoi për t’u ulur në tryezë, reagon Basha: Thirrje hipokrite!

“Ky është një dështim i Ramës, që nuk mund të maskohet dot pas thirrjeve hipokrite…”

Kryeministri Edi Rama më herët, ftoi Kryetarin e PD-së Lulzim Basha për t’u ulur në një tryezë gjithëpërfshirëse.

Të lidhura

None found

Ndërkohë së fundmi ka ardhur një reagim nga kreu i opozitës.

Basha vijon të hedhë akuza ndaj Ramës, duke lënë të nënkuptohet se ulja në tryezën e përbashkët është diçka që s’duket asgjëkundi në horizont.

“Edi Rama dhe qeverisja e tij e kanë mbajtur peng integrimin europian të Shqipërisë dhe për shkakun e tij gjatë këtyre viteve kushtet janë shtuar nga 5, në 9 dhe tani janë 15 që duhen përmbushur. Ky është një dështim i Ramës, që nuk mund të maskohet dot pas thirrjeve hipokrite.

Pandemia për fat të keq tregoi edhe njëherë se Rama vazhdon të vjedhë dhe mashtrojë njerëzit duke i lënë ata pa ndihmën ekonomike që u takon të marrin nga shteti.

Pandemia tregoi se ai vazhdon ta përforcojë edhe më shumë bashkëpunimin me krimin e organizuar në një fushatë të turpshme të pastrimit të parave të pista. Pandemia tregoi se ai e vendos veten mbi ligjin dhe kushtetutën dhe se për veten dhe klientelën e tij shkel mbi gjithçka.

Vendi tani është para një krize të thellë ekonomike sepse në vend që t’ju japë mbështetje njerëzve dhe ekonomisë, Rama po jua jep paratë e shqiptarëve një grushti klientësh dhe oligarkësh.

Kjo krizë vetëm sa nxorri zbuluar të gjitha dështimet e Ramës: shëndetësinë e vjedhur, ekonominë e rrënuar, papunësinë e rritur, varfërinë në ekstrem, dhe shtetin prej kartoni të katandisur në regjim facebook-u. Janë dështimet e Ramës që po varfërojnë përditë njerëzit, po e rrënojnë ekonominë, dhe po na largojnë nga Europa.

Zbatimi i 15 kushteve të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave është jetik për Shqipërinë dhe udhërrëfyesi i vetëm për nxjerrjen e vendit nga autokracia, paligjshmëria dhe kriza ekonomike, ku e ka zhytur Rama dhe regjimi i tij kusar”, shkruan Basha në Facebook.

të fundit

IPK verifikon veprimet e Policisë në rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën se si Policia e Kosovës i…

2 minutes ago

More than 700 student complaints about problems with standards and services

Mospërputhja e shumës së subvencionit për vaktin studentor me inflacionin, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ujit në konviktet studentore, vonesat…

11 minutes ago

Gashi after Arlinda Zekaj’s killing: Institutions are responsible

Deputeti i LDK-së Arben Gashi, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Vitomiricë ku u vra Arlinda Zekaj.…

12 minutes ago

Peja residents light candles for Arlinda Zekaj after her killing

Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, ka tronditur opinionin publik…

12 minutes ago

IPK verifikon trajtimin policor të rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj

Inspektorati Policor i Kosovës, njofton opinionin publik se në kuadër të mandatit dhe kompetencave ligjore, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve…

13 minutes ago

Kurti calls for a full investigation into Arlinda Zekaj’s murder: She warned of the danger but was not protected

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhershëm për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë…

13 minutes ago