Categories: Uncategorized

Rama bën lëvizjet e mëdha në qeveri, heq 4 ministra të rëndësishëm dhe rikthen “të vjetrit”

Edi Rama, duket se po bëhet gati për një operacion politik të ngjashëm me vitin 2016-2017, si një manovër përpara zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit.

Burime pranë mazhorancës bënë të ditur se në afrimin e atmosferës elektorale, PS-ja pritet të bëjë disa lëvizje si në organizimin e brendshëm partiak, ashtu edhe në atë të qeverisë. Ka disa variante që konturohen si mundësitë e një lëvizjeje që të sjellë më shumë vibracion tek militanca dhe elektorati, i mësuar me një klimë të ndenjur disa vjeçare.

Të lidhura

None found

Këto burime, bënë të ditur se dy lëvizjet kryesore që do të prekin qeverinë e Edi Ramës janë rikthimi në Kosovë i ministres së Arsimit, Besa Shahini dhe shefit të diplomacisë në detyrë, Genti Cakaj. Të cilët pritet të shërbejnë si një “ardhje e re” në PDK-në e Kadri Veselit, pas trazimit që ka pasur kjo forcë politike si pasojë e akuzës nga Prokuroria Speciale ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Nga ana tjetër, mësohet se Cakaj e Shahini nuk do të jenë lëvizjet e vetme në kabinet, por ka gjasa që dy sektorë që mund të preken është edhe Drejteësia dhe Financat. Etilda Gjonaj, ministrja aktuale e Drejtësisë, si dhe Anila Denaj, ministrja e Financave, pritet të dërgohen si drejtuese politike në dy qarqe të rëndësishme të vendit, ku ka pasur më shumë polemika dhe probleme.

Durrësi dhe Shkodra, mësohen se janë qarqet ku ka një polemikë më të madhe në strukturat e PS-së, ku mund të dërgohen dy ministre aktuale. Ndërkaq, në lidhje me zëvendësimin e Gjonajt e Denajt, por edhe Cakajt e Shahinit, ka disa versione që qarkullojnë.

Në një skenar flitet emërimi i teknokratëve, që mund të mos komplikojnë politikisht dikasteret ku natyrisht fshihen interesa të mëdha politike, por një tjetër skenar është edhe sjellja në detyra ministrore para zgjedhjeve të socialistëve të vjetër, përfaqësues të grupit të para 2000-s, apo edhe para “Rilindjes”.

Një model të tillë Edi Rama e implementoi në Partinë Socialiste, ku dërgoi një socialist të vjetër si Petro Koçi, në një zonë të rëndësishme për të majtën siç është zona e Kombinatit në Tiranë. Me largimin e Saimir Tahirit, PS e Kombinatit vetëm u komisarua dhe asnjëherë nuk pati një drejtim të ri, pikërisht për të mos prishur ekuilibret e krijuara dhe popullaritetin ende të konsiderueshëm të ish-ministrit të Brendshëm. Megjithatë, dilemat janë shumë si për kohën e zbatimit, që siç mësohet Rama do të sjellë “supriza” ashtu edhe për emrat e ministrave të rinj, që megjithatë kanë hapur një vibrim iluzional tek grupet e interesit në PS dhe një garë lobimi për të qenë në listën e Kryeministrit./ Shqip

të fundit

Pozherani i dha lamtumirën e fundit Egzon dhe Nafije Bogujevcit

Familjarë dhe qytetarë të shumtë u kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Egzon dhe Nafije Bogujevcit në ceremoninë mortore në…

6 minutes ago

Gjykata zbardh dinamikën e ngjarjes në Livoç: fillimisht qëlloi bashkëshorten në veturë

Një muaj paraburgim i është caktuar V.R, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vëllait të saj, si dhe për…

7 minutes ago

Flamingot gjetën strehë në tualetet e një kopshti zoologjik në Florida, ndërsa uragani Isaias shkaktoi viktima dhe dëme të mëdha

Një pamje e pazakontë është regjistruar në Florida të Shteteve të Bashkuara, ku një tufë flamingosh u strehuan në tualetet…

11 minutes ago

Flamingot gjejnë strehë në tualetet e kopshtit zoologjik në Florida, ndërsa uragani Isaias shkakton viktima dhe dëme të mëdha

Një pamje e pazakontë është regjistruar në Florida të Shteteve të Bashkuara, ku një tufë flamingosh u strehuan në tualetet…

13 minutes ago

Përplasja e autobusit turistik me kamionin në Turqi lë 11 të vdekur dhe 27 të plagosur

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti të rëndë rrugor në…

13 minutes ago

PLD: Crisis in the justice system, 18 inefficient courts and more than 134,000 unresolved cases

Partia Liberal-Demokratike (PLD) ka reaguar për gjendjen në sistemin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar se ai përballet…

15 minutes ago