Categories: Uncategorized

Rama bën deklaratën e fortë: Nëse hapim kufijtë, s’do kemi më vend të varrosim njerëzit!

“Nëse ne hapim kufijtë dhe lejojmë kthimin në atdhe, ne nuk kemi më vend, për të varrosur njerëz jo si një Bergamo, as në Iran, por shumë më keq se kaq…”

Kryeministri Rama ka folur në lidhje me shqiptarët që kanë mbetur jashtë kufijve të vendit, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Gjatë një komunikimi live me qytetarët në Facebook, Rama deklaroi se nëse hapen kufijtë, nuk do të ketë më vend ku të varrosë njerëzit.

Kreu i qeverisë theksoi se pasi kthimi i shqiptarëve nga jashtë është rrezik potencial për përhapjen e koronavirusit.

Rama e cilëson situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit si “Lufta e tretë Botërore”.

“Më vjen keq, po dua ta them dhe këtë për hapjen e kufijve. Ndihemi keq, kur dua t’ju them bashkatdhetarëve tanë; nuk mund të vini dot në Shqipëri. Për një arsye të thjeshtë, pasi nëse ne hapim kufijtë dhe lejojmë kthimin në atdhe, ne nuk kemi më vend, për të varrosur njerëz jo si një Bergamo, as në Iran, por shumë më keq se kaq.

Nuk mendoj se cilido që e ka këtë stres, e vini në dyshim se ky është i vetmi qëllim. Duke ardhur vini në rrezik dhe veten dhe të tjerët. Jetën e keni të sigurt, vuajtjen të garantuar si gjithë të tjerë. Lufta vjen që të na sjellë vuajtje jo gëzim. Lufta ka sjellë vetëm viktima, plagë. Kjo është lufta e tretë Botërore.

Kur shikon që NATO është kthyer në një organizatë humanitare, dhe të gjitha arsenalet e armëve janë nëpër depo se si hynë askujt në punë. Asnjë armik s’do të mbyllte në shtëpi askënd. Ky armik i mbylli në shtëpi të vetë”, tha ai.

të fundit

PS nis punën për ndryshimin e Rregullores dhe ndarjen e komisioneve! Peleshi thërret krerët e grupeve parlamentare! Ç’pritet të ndodhë javën e ardhshme?

Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…

12 minutes ago

I dehur në timon, tenton të korruptojë efektivin e Rrugores, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…

36 minutes ago

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

2 hours ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

2 hours ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

3 hours ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

3 hours ago