Categories: Uncategorized

Rama bën deklaratën e fortë edhe pas lehtësimit të masave: Mund të rrimë në shtëpi edhe një vit!

“Së pari hapja ka risk, nga ana tjetër nuk ekziston një skenar që ta presim mbyllur në shtëpi ikjen e virusit, mund të rrimë edhe për një vit…”

Me bllokun e parë të lehtësimit që është tanimë blloku i aktiviteteve të hapura është lehtësuar puna për një pjesë të konsiderueshme të forcës së punës.

Të lidhura

None found

Kryeministri Edi Rama teksa foli për hapjen e lëvizjes dhe ekonomisë tha se e gjitha varet nga shifrat.

“Me bllokun që sot është deklaruar si blloku i dytë që do hapet në 27 prill, janë mbi 27 mijë njerëz që kthehen në punë, pra nuk është pak.

Në këtë proces ne udhëhiqemi në radhë të parë nga dinamika e luftës në vijën e zjarrit, nga shifrat e infektimit dhe situata në spital mbi të gjitha.

Atje është nën kontroll situata, numër shumë të kufizuar shtretërish të zënë, jemi gati për tu shtrirë dhe në shumë struktura të tjera, kjo na jep mundësi të shikojmë nga ana e hapjes.

Javën e ardhshme do ecim me bllokun tjetër, dhe më pas me bllokun me riskun më të lartë sipas të gjithë atyre që shohim.

Së pari hapja ka risk, nga ana tjetër nuk ekziston një skenar që ta presim mbyllur në shtëpi ikjen e virusit, mund të rrimë edhe për një vit, gjë që është e pamundur nga pikëpamja ekonomike. Kjo nuk do të thotë që pas 1 viti virusi mund të ketë ikur.

Teorikisht mund të arrijmë të kemi 0 infektime se praktikisht është e pamundur, por kjo nuk do të thotë që janë zero infektime në territori, infektimi në territor është më shumë se sa ai i zbuluar sepse është infektimi asimptomatik. Tani gjurmimi është shtrirë tek asimptomatikët duke u bazuar tek kontaktet.

Nëse nuk del vaksina që e zgjidh, virusi do jetë vërdallë, kërcënim potencial, e të gjitha vendet fazë tranzicioni nga momenti i sulmit tek zhdukja, në bashkëjetesë me rrezikun”, tha Rama ne nje lidhje me News24.

Piku ka kaluar që në shkurt, sipas jush kur ka qenë piku për Shqipërinë?

RAMA: Nuk jam unë që duhet të them, por i besoj shumë ekspertëve tanë, sepse deri tani rezultatet janë fantastike, Shqipëria është një nga rastet më shembullore.

Nuk thonë ekspertët që jemi përtej pikut, sigurisht jemi në sheshimin e kurbës. Shikoni Japoninë, sot po përballet me një valë tjetër, se hapja solli valë tjetër, s’duhet të surprizohemi nëse shohim rritje të numrave por të përgatitur të bashkëjetojmë me virusin e gati të kthehemi në llogore nëse shohim që numrat shkojnë përtej një kurbe tjetër që ne e kemi përgatitur.

Keni thene qe mund te kishim 18 mijë të vdekur?

RAMA: Nuk e kam thënë këtë, pyetja ndërtohet mbi bazën e keqkuptimeve. Kam thënë që bazuar te një projeksion i një eksperti të pavarur që ka dalë në media, i cili punon në një vend të huaj, parashikoheshin 18 mijë të vdekur.

Dhe nëse ne s’do kishim marrë masat, e nëse sot do kishim të njëjtën përqindje në raport me popullsinë të Lombardisë, shifrat do ishin të frikshme.

Zoti na ndihmoftë deri në fund por s’na ka ardhur dita të veshim me qese mjekët e infermierët sic i kanë veshur në Londër dhe Nju Jork.

të fundit

Tërmet në brigjet e Meksikës, magnituda dhe epiqendra

Mbrëmjen e djeshme, një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi  brigjet perëndimore të Meksikës, sipas njoftimit të Shërbimit Sizmologjik Kombëtar…

3 minutes ago

Hincapie bëhet lojtari i dytë që ndëshkohet me të kuq për mbulimin e gojës, pas rastit të Almiron

Futbollisti ekuadorian, Piero Hincapie u përjashtua në minutat e fundit të humbjes 2-0 ndaj Meksikës pas një grindjeje me Santi…

11 minutes ago

Ajvazi shpjegon arsyet pse prodhimi në Kosovë po kushton gjithnjë e më shumë

Prodhuesit vendorë në Kosovë po përballen me një sërë sfidash që po ndikojnë drejtpërdrejt në konkurrueshmërinë e tyre, duke filluar…

16 minutes ago

Tërmet 6.1 ballë pranë brigjeve perëndimore të Meksikës, epiqendra në det dhe pa pasoja të rënda

Brigjet perëndimore të Meksikës u goditën mbrëmjen e kaluar nga një tërmet me magnitudë 6.1 ballë, bëri të ditur Shërbimi…

17 minutes ago

Netanyahu jep urdhër për goditje të plotë ndaj Hezbollahut dhe thotë se Izraeli nuk do të largohet nga jugu i Libanit

Gjatë një vizite te trupat izraelite të vendosura në jug të Libanit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi të martën ushtrinë…

17 minutes ago

Joe Cole beson se Granit Xhaka është përforcimi ideal për Chelsean

Granit Xhaka do të jetë transferimi më i duhur për Chelsean falë eksperiencës dhe ndikimit në dhomën e zhveshjes, kështu…

23 minutes ago