Kryeministri Rama i është përgjigjur aktit të presidentit të vendit, për të çuar në Gjykatën Kushtetuese, vendimin e qeverisë lidhur me çështjen e teatrit.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, në studion e emisionit “Opinion”, Kryeministri tha se pavarësisht që nuk dëshironte të bënte polemikë me presidentin, askush nuk ka shans ta ndalojë veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv.
None found
“Nuk dua të bëj polemikë me presidentin, nuk është as drejtor i urbanistikës, as kryetar i bashkisë dhe nuk ka tagër të vendosi për kompetenca të këtyre instancave.
Ka të drejtën të mendojë ndryshe, ka të drejtën të bëjë ato që i sheh të arsyeshme brenda kornizës së vet të veprimit, por jo presidenti por asnjë tjetër që nuk ka mandat dhe nuk ka kontratë me popullin shqiptar për të bërë detyrat që i takojnë një qeverie, nuk ka shans ta ndalojë veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv.
Nuk jemi në kushtet e një historie të re, jemi në kushtet e një episodi të ri, në një histori të mbushur me episode”, tha Rama./ Opinion.al
Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…
Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…
Kur Barcelona të udhëtojë këtë të diel në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ për t’u përballur me Atletico Madridin, vëmendja do të…
Dashi Nuk duhet ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju te dashuruarit sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë…
Nga drejtues i Prokurorisë së Përgjithshme dhe i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla përfundoi…
Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi përgjimet e reja të Ergys Agasit,…