Deputeti Ralf Gjoni ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News ku foli në lidhje me Reformën Zgjedhore.
Gjoni tha se opozita parlamentare ka kontribuar për kauzën e ndryshit të Sistemit Zgjedhor duke nënvizuar se parësore për të është hapja e listave dhe shtoi se frikë nga ndryshimi kanë tre bajraktartët e partive politike.
None found
“Së pari dua të them se bashkëpunoj shumë me grupin demokrat por bëj pjesë tek grupi i pavaruar. Propozimi im mbështet nga Nisma Thurje dhe nga 50 mijë firma të qytetarëve shqiptarë. Janë tre propozime zyrtare për ndryshimin e sistemit dhe për hapjen e listave zgjedhore.
Kemi mbi 1 vit që ne jemi në parlament dhe opozita është riformuar në parlament. Pavarsisht baltës që është hedhur për ne, e verteta po rezulton krejt ndryshe.
Meriton një njohje të kontributit tonë në parlament që kemi arritur të bllokojmë një paçvaure që maxhoranca do të kalojë në parlament për Refromën Zgjedhore.
Nuk është fare e vërtetë, vota jonë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë në favor të asnjë palo Reformë që nuk përfshin ndryshimin e sistemit që për mua parësore është hapja e listave zgjedhore. Nuk ka votë të ndershme, ekziston vetëm liria dhe barazia të votosh atë deputet që ti do të dërgosh në parlament.”- tha Gjoni.
Xhaxhiu: Kush ka frikë?
“Frikë kanë tre bajraktarët e partive politike. Nuk kam frikë ti them me emra Sali Berisha është i pari Edi Rama është i dyti dhe këto të dy gatuan në 2008 masakrën elektorale.
Ilir Meta mua po më habit aktualisht jam i zhgënjyer dhe i habitur nga mos reagimi i LSI për ndryshimin e sistemi zgjedhor, dhe po fshihet pas fustanit të Lulzim Bashës dhe të PD-së e cila fatkeqësisht sa po vjen dhe po reduktohet në mbështetje dhe në numra. Nuk e kuptoj heshtjen e LSI-së në këtë momente për ndryshimin e sistemit.
Heshtja më bën të besoj që Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe LSI aktuale është në favor të mos ndryshimit të sistemit dhe kjo është katastrofike për Shqipërinë.
Të vetmit aktor që kanë dashur ta ndryshojnë dhe e kemi bërë kauzë dhe për hapjen e listave, jemi ne opozita në parlament dhe fatmirësisht edhe faktori ndërkombëtar që kanë dalë hapur publikisht siç është dhe faktori ndërkombëtar.”-tha Gjoni./faxweb
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar nga protesta që ka hyrë në ditën e 161-të, duke theksuar se…
LIVE- Protesta zhvendoset para Kryeministrisë, hidhet molotov [...]Read More...
Jeremie Frimpong mund të largohet nga Liverpooli vetëm 18 muaj pas transferimit të tij në Anfield, pasi raportohet se klubi…
Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve [...]Read More...
Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë [...]Read More...
Mbrojtësi boshnjak, Aleksandar Jovicic, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën Laçi – Partizani, të fituar 1 -…