Operacioni Forca e Ligjit ditën e sotme i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë dy personave banues në Tepelenë e dy të tjerëve banues në Gjirokastër.
Mirald Meças, Kreshnik Gërveshit, Ali Bashas dhe Raul Skënderit akuzohen për vepra të ndryshme penale, dhe kanë në dispozicion 48 orë për të plotësuar me shkrim formularin e nisur nga OFL.
M. M., banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
K. G., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
A. B., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
R. S., banues në Tepelenë, dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi
OFL, 15 shtator
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
M. M., banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
K. G., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
A. B., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
R. S., banues në Tepelenë, dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…