“Janë të detyruar të dalin vetë pasi, posta shqiptare nuk po jua dërgon në shtëpi siç shohin në TEATRIN QEVERITAR në ekran…”
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjuknshi me një status në rrjetin social Facebook ka akuzuar qeverinë se po bën propagandë boshe në lidhje me premtimin për tua dërguar pensionistëve pensionin në shtëpi në mënyrë që të mos dalin nga shtëpia.
Postimi i plotë:
Pensionistët në rradhë, rrëzojnë propagandën e ndyrë Qeveritare!
Sikur të mos mjaftonte stresi dhe kufizimet nga koronavirusi, qytetarët e Dibrës patën mangut edhe borën dhe temperaturat e ulëta të prillit.
Dibranët mezi dolën nga “karantina” 5 mujore e dimrit dhe menjëherë u futën në karantinë nga pandemia e covid19.
Të pamundur presin qeverinë …qeverinë e rraskapitur nga korrupsioni e që është dorëzuar përpara;
Qytetarëve të pa punë Të punësuarve në biznesin e vogël Bujqve dhe fermerëve Përpara të sëmurëve invalidë Përpara pensionistëve Prej tre ditësh pensionistët dalin e rrinë në sportelet e postës për të marrë pensionet…
Dalin dhe rrezikojnë veten jo vetëm nga koronavirusi, por edhe nga gjobat.
Janë të detyruar të dalin vetë pasi , posta shqiptare nuk po jua dërgon në shtëpi siç shohin në TEATRIN QEVERITAR në ekran.
Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…