Categories: Uncategorized

Qeveria i bie lapsit: Si po përdoret fatkeqsia e COVID-19 për të mirën e “Air Albania”

Pas shumë kërkesave, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku zbuloi planin për riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve për shkak të izolimit nga COVID-19.

Ministrja Balluku tha se kjo procedurë do të fillojë më datë 18 prill, dhe do të kryhet nga Air Albania.

Sipas ministres ky proces do të kryhet nga kompania Air Albania dhe do të bëhet me anë të aplikimit në portalin e-albania, ku më pas do të vazhdohet me karantinimin në disa hotele në Durrës.

“Transporti ajror për procesin e riatdhesimit do të kryhet nga kompania flamurmbajtëse “AIR ALBANIA”.

E gjitha kjo paketë ku përfshihet transporti ajror dhe strukturat e hotelerisë, të vendosura në dispozicion të karantinimit, do të mund të rezervohet online me pagesa të arsyeshme, të cilat garantojnë shërbimin tuaj në kushtet e sigurisë sanitare dhe atyre shëndetësore…”- tha ndër të tjera Balluku.

Por cilat janë kushtet?

Pavarësisht se mund të jenë në gjendje të vështirë jetese e ekonomike, emigrantët shqiptarë duhet të pronotojnë udhëtimin në “Air Albania” të cilën duhet t’a paguajnë me paratë e tyre.

Por jo vetëm kaq, pas kësaj në faqen e Air Albania duhet të pronotojnë në hotelet e vëna në dispozicion në karantinë për dy javë, qëndrim të cilin sërish duhet t’a paguajnë qytetarët, edhe pse hotelet janë gjetur nga qeveria shqiptare.

E vetmja gjë që siguroi ministrja Balluku, është se tarifat e hoteleve do të jenë të arsyeshme…

Ministrja Balluku gjithashtu njoftoi se udhëtimet do të hapen edhe për shqiptarët që duan të ikin jashtë, apo shtetasit e huaj të ngecur në Shqipëri.

“Dua t’ju bëj me dije, gjithashtu se fluturimet e “Air Albania”, të cilat do të nisin me Romën këtë fundjave, por do të pasohen edhe me destinacione të tjera, mund të përdoren për të udhëtuar nga Tirana drejt Italisë, nga qytetarët italianë, apo shqiptarë, të cilët kanë një leje qëndrimi të vlefshme për të jetuar dhe punuar në shtetin fqinj.

Edhe në këtë rast u bëjmë thirrje të gjithë të interesuarve, që të respektojnë të gjitha kërkesat dhe rregullat e vendosura nga shteti Italian, për procesin e riatdhesimit”- deklaroi sot ministria e Infrastrukturës.

Por ka një kusht!

E vetmja kompani që mund të kryejë këtë lëvizje është sërish “Air Albania”, duke vendosur kështu një monopol të vërtetë në këto ditë të vështira.

Rikujtojmë se një tjetër kompani shqiptare edhe edhe Albawingsi, por si duket qeveria ka vendosur t’ja japë “nderin” vetëm “Air Albania”. /albeu.com/

të fundit

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 27 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 84.1 lekë. Euro, blihet me 96.8…

10 minutes ago

Shkrumbohet pallati trekatësh në Peshkopi

Këtë të mërkurë, rreth orës 02:00, një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të…

12 minutes ago

Parashikimi i motit 27 Gusht 2025/ Si do të variojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje…

25 minutes ago

Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…

8 hours ago

I tha “po” yllit të NFL, zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift

Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…

8 hours ago

NATO planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën: 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit

NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…

8 hours ago