Qeveria do të ketë tashmë një “sy”, madje edhe “duart” në llogaritë tona bankare. Të paktën kjo është ajo që synon përmes një projektligji, i cili i jep të drejtën tatimeve që të kenë akses në llogaritë bankare të qytetarëve përmes një regjistri ku do të pasqyrohet gjthçka.
Qëllimi i hartimit të këtij projektligji, sipas hartuesve, është përcaktimi i funksioneve të regjistrit të llogarive bankare, mënyrën e raportimit dhe shfrytëzimit të të dhënave të llogarive bankare, si dhe aksesin dhe shfrytëzimin e këtij regjistri me qëllim identifikimin e pasurive të dyshuara me prejardhje nga veprimtari kriminale, nëpërmjet transaksioneve bankare.
Sipas qeverisë, regjistri do të përdoret pikërisht si një mjet për zbulimin, identifikimin dhe hetimin e veprimtarisë kriminale, ndjekjen penale të autorëve të veprave penale, zbulimin, gjurmimin ose identifikimin e pasurive të dyshuara me origjinë nga veprimtari kriminale, si edhe të detyrimeve tatimore.fax
Me anë të këtij projektligji, qeveria synon krijimin e një mekanizmi efektiv për zbulimin dhe parandalimin e aktivitetit kriminal në ekonomi dhe vendosjen në dispozicion të informacioneve të sakta dhe të përditësuara për çdo mbajtës të llogarive bankare.
Regjistri krijohet si një sistem qendror elektronik i mbajtësve të llogarive bankare dhe kasetave të sigurisë, në të cilin regjistrohen të dhënat e raportuara nga institucionet financiare.
Ai do të ngrihet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe përgjegjës për ngritjen e tij do të jetë Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit.
Krahas tatimeve, në regjistër do të kenë akses të plotë edhe Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave si edhe Shërbimi Informativ Shtetëror.
Kështu, në shërbim të luftës ndaj pastrimit të parave apo parandalimit të evazionit fiskal, qytetarët do të jenë të vëzhguar tashmë nga qeveria edhe tek llogaritë e tyre bankare, krahas të tjerave.
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…