Categories: Uncategorized

Qëndroi 14 ditë në karantinë në Turqi, flet studentja e ardhur nga Wuhan

Silva Doçi është studentja që ndodhej në Wuhan të Kinës në kohën kur ka shpërthyer epidemia e koronavirusit, ndërsa është mbajtur në një karantinë në Turqi për 14 ditë me radhë pasi ka vendosur të kthehet në Shqipëri.

Në një intervistë Doçi ka treguar kohën kur një grup studentësh u mbyllën në ambjentet e universitetit ku studionin, udhëtimin në Shqipëri dhe përmballjen me afrimin e epidemisë në vendin tonë pas rasteve që janë në rritje minutë pas minute në Itali.

“Ditët e para filluam vetë karantizimin sipas rregullave që vendosi universiteti. Të qëndronim brenda, të mos shoqëroheshim me shumë njerëz, pastaj kontaktova ambasadën shqiptare që falë saj jam këtu me ju. U informuam, si do të mbroheshim, si do të kujdeseshim për higjenën personale, deri më tani nuk ka asnjë rast me të prekur nga koronavirusi. Ata që janë atje janë të shëndetshëm me sa di unë.

Vetëizolimi ishte mënyra më e mirë, njerëzit janë të kufizuar në ambjentet e shtëpisë. Për të siguruar ushqime, ka një rregull që një person në vende të posaçme të dalë dhe marrë furnizime, ose ka një person nga një kampus pallatesh që merr porositë dhe ua dërgon nëpër banesa. Tani nuk ka asnjë shqiptar me sa di unë në Wuhan, ishim katër dhe jemi kthyer në Shqipërio.

Kam qëndruar 14 ditë në karantinë në Turqi, isha pjesë e grupit të studentëve dhe qytetarëve turq. Çdo gjë na vinte në dhomën e spitalit, na bënë disa herë kontrolle të vazhdueshme, dolëm negativ dhe u kthyem në Shqipëri. Është lajm shumë i mirë që ne nuk kemi asnjë rast, por Italia është afër dhe nuk i dihet.

Duhet të ketë një sensibilizim dhe pranim të rrezikut, ekziston frika por nuk ka vend për panik, higjena personale është kryesorja, nëse nuk ka në vendet e zhvilluara një ilaç, nuk ka as në Shqipëri.

Ndodh kudo që informacionet e rreme të përhapen përmes internetit, por kjo nuk e ndihmon situatën. Informacioni është më i rëndësishmi, nëse ka maska normalisht duhet bërë përdorimi i tyre.

Pashë që njerëzit nuk kanë gjetur maska në farmaci, ky është një problem, dhe gjithashtu nuk duhen rritur çmimet. Fakti që na gjen ne të papërgatitur, nuk do të thotë se jemi vetëm ne. Në Kinë prodhohen maskat dhe e gjeti pa maska”, tha Doçi. /faxweb

të fundit

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

30 minutes ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

1 hour ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

1 hour ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

2 hours ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

2 hours ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

2 hours ago