Kanë dalë detaje të reja në dritë për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Qehaj ku të shtënat në ajër krijuan panik në Tiranë.
Ne pranga u vu shtetasi A. Ç., 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E.S.
None found
“Këta dy shtetas, ditën e djeshme kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në parkingun e një kompleksi dhe më pas janë larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga Policia”- njofton policia.
NJOFTIMI I PLOTE
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, pas marrjes të njoftimit se në fshatin Qehaj, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, menjeherë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit A. Ç., 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E.S.
Në vijim të veprimeve të para proceduriale ka rezultuar se këta dy shtetas, ditën e djeshme kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në parkingun e një kompleksi dhe më pas janë larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga Policia.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /albeu.com/
Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe me qendër të rëndësishme aktiviteti…
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës, përcjell TV21. “Ne diskutuam…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit…
Çdo kallëzim penal që do të dorëzohet në Prokurorinë Publike do të shqyrtohet, pavarësisht se nga kush vjen, deklaroi Prokurori…
ZNAM është pjesë përbërëse e Qeverisë dhe shumicës në Kuvend dhe do të mbetet e tillë derisa nuk shkelen parimet…
Pas takimit të zhvilluar mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, janë përcaktuar emrat…