Mbrëmjen e sotme një punonjës në burgun e Peqinit ka mbetur i plagosur nga një plumb qorr, ndërkohë që ishte në shërbim.
Burime zyrtare bënë me dije se ai është lënduar lehtë dhe ndodhet në institucionin ku punon ku po merret në pyetje nga Grupi Hetimor.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku vijon krehja e zonës dhe deri në këto momente nuk janë gjetur asnjë gëzhojë.
Mësohet se Policia e Peqinit e ka identifikuar dhe arrestuar autorin e plagosjes së punonjësit të burgut.
Autori ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov. Ndërkohë, uniformat blu kanë sekuestruar armën e zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe punës të mirëorganizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Peqin, i shtetasit G. K., 35 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, në kodrat e fshatit Progër, Peqin, ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe për pasojë u lëndua lehtë nga një plumb qorr, shtetasi I. P., punonjësi i IEVP Peqin.
Po si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë gjetën në automjetin e autorit të dyshuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër ky shtetas.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Peqin/Informacion paraprak:
Më datë 28.04.2020, rreth orës 19.40, është lënduar lehtë dyshohet nga një plumb qorr, shtetasi I.P, 41 vjeç, punonjës i IEVP Peqin, i cili pas ndihmës së parë mjekësore, ndodhet në institucionin ku punon dhe po merret në pyetje nga Grupi Hetimor.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku vijon krehja e zonës dhe deri në këto momente nuk janë gjetur asnjë gëzhojë.
Grupi Hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…
Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…
Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…
Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…
Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…
Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…