Eshtë shpallur në kërkim autori i dyshuar i plagosjes se mbremshme ne Mat.
Policia ben me dije se ngjarja ka ndodhur ne aksin rrugor Burrel -Tiranë, pranë një lokali, është plagosur me armë zjarri shtetasi E.M., 30 vjeç i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
None found
“Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit T.(H), Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë, si autori kryesor i dyshuar i ngjarjes”- njofton policia.
NJOFTIMI
Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.
Me datë 04.07.2020, rreth orës 23.05, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë informacion se në aksin rrugor Burrel -Tiranë, pranë një lokali, është plagosur me armë zjarri shtetasi E.M., 30 vjeç i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit T.(H), Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë, si autori kryesor i dyshuar i ngjarjes.
Shërbimet e policisë po në vijim të zbardhjes së ngjarjes kanë shoqëruar në Komisariat disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit të ngjarjes.
Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim e ka gjetur fajtor dhe e ka dënuar me 12 vite burgim Ekrem…
Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, pritën Kryeministrin Albin Kurti…
Vizbardhat e zbehura dhe pothuajse të padukshme nuk janë rastësi në Maqedoninë e Veriut. Ato janë pasojë e mënyrës se…
Venko Zaev dhe Apasiev janë bashkuar kundër Kodit të ri Zgjedhor, ata po ikin nga vota e diasporës dhe u…
Në renditjen më të re të pasaportave më të fuqishme në botë, sipas Indeksit të Pasaportave Henley Q2, pasaporta e…
Partia e Demokratëve Evropianë (PDE / EDP), ka reaguar sërish lidhur me protestat në Shqipëri, duke kritikuar mungesën e dialogut…