Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona pasi qarkullonin me armë zjarri me vete.
Janë arrestuar R. F., 43 vjeç dhe S. H., 28 vjeç, të dy banues në Manzë, Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi” në pronësi të shtetasit S. H., në sediljen e pasagjerit ku ndodhej shtetasi R. F., në një çantë dore, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Beretta” dhe 23 fishekë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.
Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga një 43-vjeçar.
Në pranga edhe një 28-vjeçar, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasit:
R. F., 43 vjeç dhe S. H., 28 vjeç, të dy banues në Manzë, Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi Policia kishte marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi” në pronësi të shtetasit S. H., në sediljen e pasagjerit ku ndodhej shtetasi R. F., në një çantë dore, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Beretta” dhe 23 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.
Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…
Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…
Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…