Kryeministri Edi Rama në një intervistë në emisionin “Real Story”, në Neës 24 ka refuzuar të bëjë koment për situatën aktuale në Kosovë, pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit.
I pyetur nga gazetari Sokol Balla se cili ishte mendimi i tij për këtë situatë, Rama u përgjigj:
None found
“Ju vjen keq juve që të mos kem asnjë koment për këtë sepse kam çështje shumë më të rëndësishme. Si kjo që kemi këtu përshembull”- tha Rama.
Kryeministri Rama ka sqaruar se çfarë do të ndodhë me ata shqiptarë që kanë mbetur jashtë kufijve, si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.
Në intervistën e tij për emisionin “Real Story”, Rama tha se plani për kthimin e tyre do të jetë gati në fund të kësaj jave. Ndërsa shtoi se javën që vjen synohet që ata të kthehen të gjithë.
“Nuk mendoj që Greqia do bëjë një penalizim të tillë se do ishte skandal. Nuk është mungesë vullneti. Unë kam folur në komunikimin që kam pasur. Kemi faktikisht, një numër prej 1379 shtetasish të Shqipërisë nga një total prej 2163 të raportuarish, pra i kemi të identifikuar dhe janë në regjistrin tonë.
Kemi bërë ndërkohë, kemi kthyer shtetas. Por kemi një numër që është i koncentruar në Itali, në Kroaci ka 341 persona, në Angli, Zvicër, Spanjë. Po projektojmë rrugën e kthimit”, deklaroi ai.
Gjatë bisedës, kreu i qeverisë pohoi se momentalisht nuk ka linjë direkte ajrore me asnjë nga vendet, teksa theksoi se do të caktohen disa destinacione ku do të mblidhen.
“E di që ka kompani ajrore që duan të fitojnë lekë. Ajo që ne ndeshim është që gjithë bota është në një situatë që nuk mund të imagjinohet. Është në një ‘shock’. Kanalet e zakonshme nuk janë funksionale siç kanë qenë. Kur vjen puna për diçka që ta kërkon tjetri nuk është siç kanë qenë.
Po bëjmë, kemi finalizuar projektin e rrugëve. Nuk kemi linja direkte më gjithë këto vende. Do japim disa destinacione ku do i mbledhim. Pak fare durim, e di që durimi i tyre është provokuar deri në fund.
Ne kemi nevojë për pak fare durim. Deri në fund të javës ne do kemi qartësisht planin dhe mënyrën se si do zbatojmë. Javën e ardhshme fillon kthimi, synoj t’i kthejmë brenda javës tjetër”, tha Rama.a
Zekirija Ramadani është rikthyer te Gjilani, skuadër me të cilën në aventurën e parë arriti ta përfundonte kampionatin në vendin…
Një protestues ka denoncuar dhunën e pretenduar nga efektivët e policisë gjatë përplasjeve në protestën e zhvilluar në Tiranë. Në…
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Shkozës, në Tiranë. Sipas informacioneve…
Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar përmes një mesazhi të publikuar në InstaStory ndaj protestave të studentëve në Tiranë duke shprehur…
Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti ka shënuar gol në fitoren e rëndësishme të Luganos ndaj Crvena Zvezdës, me rezultat 3-2, në…
Real Madridi ka përmbysur disavantazhin 3-1 për të fituar 4-3 ndaj Romës, falë zëvendësimeve vendimtare, kreativitetit të Arda Gulerit dhe…