Categories: Uncategorized

“Puthja e parealizuar” si u hoq figura e Tartarit për shkak të lidhjes së Silva Turdiut me djalin e Mehmet Shehut

Aktorja Anisa Markarian, e njohur dhe e dashur per publikun me rolet e spikatur ne shume filma, në një intervistë të fundit për ‘Sot 7’ ka treguar nje skene te pathene me pare, teksa xhironin filmin “Në çdo stinë”, per nje puthje qe nuk u realizua dhe per skenat e hequra qe lidheshun me figuren e profesor Kreshnik Tartarit, për shkak të problemit qe doli aso kohe me Silva Turdiun.

Ajo tregon se regjisori Viktor Gjika donte patjeter nje puthje ne film, mes saj, ne rolin e Zanes dhe Arben Imamit, ne rolin e Bardhylit.

Të lidhura

None found

“Viktori donte patjetër një të puthur ndërmjet Zanës dhe Bardhylit, nuk isha aspak kundër. Në skenën që ndërtoi, ajo që nuk më pëlqeu ishte që kur bjen sirena kjo duhet të vraponte e ta puthte. I thashë pse duhet të kem frikë ndërkohë që më ke nxjerrë sportiste, në zbor, pse duhet të kem frikë nga kjo sirenë ndërkohë që po të më vesh afër me personin, do t’ia mbështes kokën te gjoksi. Dhe aty mund të… Nuk iu mbush mendja, kishte mendjen e vet. As aktori që luante Bardhylin (Arben Imami) nuk e pranoi”, tha ajo.

Pyetur nese ka ruajtur raportin me aktorin Imami, Markarkian pergjigjet:

“Me Arbenin ruaj njohjen, nuk kam komunikuar më që kur kam ikur nga Shqipëria. Kam ndjekur karrierën e tij politike por nuk kam asnjë lidhje”.

Duke u ndalur ne anen e saj si volejbolliste ne rol, Anisa tregon se si u hoq nga filmi figura e Kreshnik Tartarit, pasi mendohej se ai kishte favorizuar dhe mbajtur sekret lidhjen e Silva Turdiut me djalin e Mehmet Shehut, por e gjitha përfundoi kur Mehmet Shehu vdiq.

“Mua më dhembi, por jo se isha unë, filmi nëse një person pësonte dicka politikisht, pritej. Dhe ky film fatkeqësisht për shumë vite, u hoq figura e profesor Tartarit për shkak të problemit me Silva Turdiun, u hoqën fare. Kreshnik Tartari nuk duhej të qendronte sepse ishte fajtor që kishte favorizuar këtë dashuri”- thote ajo, duke shtuar se me pas skenat u plotesuan.

“Viktori i kishte ruajtur bishtat që i themi ne. Vrau veten Mehmet Shehu, u rehabilitua profesori i dashur dhe ju keni fatin ta shikoni me sekuencat e profesorit”, rrëfeu aktorja e njohur.

të fundit

Nga bileta e debutimit te fanellat e Botërorit: Reliket më të çmuara të Lionel Messit

Karriera e Lionel Messit është e mbushur me momente historike, por për koleksionistët, një pjesë e kësaj historie mund të…

2 hours ago

Horoskopi 6 Shtator 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, financat dhe karrierën

Dashi Do kaloni shume vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si…

2 hours ago

Ministry of Defense reports on wildfire situation: 21 fires, 11 still active

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend, referuar orës 20:00 të 5 shtatorit.…

2 hours ago

Vlora Prefecture publishes fire report for Himara: 5 homes burned and 36 people evacuated

Prefektura e Vlorës ka bërë bilancin zyrtar të zjarrit që përfshiu zonën e Potamit, në lagjen “1 Maj” të Himarës,…

2 hours ago

Anti-drug operation in Sarandë: Suspected individuals arrested and cocaine, cannabis and weapons seized

Një megaoperacion antidrogë i zhvilluar nga Komisariati i Policisë së Sarandës ka goditur një rrjet të fuqishëm të shpërndarjes së…

2 hours ago

Tensions rise in the Strait of Hormuz as Iran strikes ships in retaliation against the United States

Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka njoftuar mbrëmjen e së shtunës se ka sulmuar disa anije, përfshirë edhe disa që…

2 hours ago