Categories: Uncategorized

Punimet për Unazën e Madhe, si do kryhet nga sot lëvizja e mjeteve dhe këmbësorëve (FOTO LAJM)

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë publik Planin e Ri të Menaxhimit të Trafikut gjatë punimeve në segmentin rrugor “Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja” faza 1.

Përmes një statusi në faqen zyrtare, ARRSH njeh qytetarët me zonat ku do të bllokohet qarkullimi, rrugët alternativë si dhe pamjet përmes fotove përkatëse të projektit dhe ndarjes së zonave.

Për lëvizjet e automjeteve me Drejtim Durres- Tiranë.

1. Pranë Kryqëzimit të rrugës “Dardania” dhe rrugës “Nozllaku” do lejohet kalimi DJATHTAS me dalje në rrugën dytësore të superstradës (në afërsi të Kompleksit Eifel) – e aksesueshme për lëvizjet drejt Yrshekut, Kasharit, Yzberisht etj.

2. Pranë fillimit të mbikalimit të Kamzës, do aksesohet DJTAHTAS nga superstrada për në rrugë dytësore, gjithashtu dhe në drejtim të Rr. “Kasem Shima” (pranë CFO FARMA), e cila për shkak të gjeometrisë së ngushtë të urës pranë lumit Lana, do jetë vetëm me 1 sens (drejt rrugës 7 Nentori).

3. Mbikalimi Kamzës KRAHU MAJTË (drejtimi Durrës-Tiranë) do të përdoret me 2 korsi për të pasur të njëjtën vazhdimësi trafiku si superstrada.

4. Nënkalimi i Kamzës (Veri-Kamëz-Tiranë) nga 2 korsi – ngushtohet në 1 korsi pas rrugës “7 Marsi”.

5. Në zbritje të Mbikalimit kemi bashkimin në 3 korsi – 2 prej të cilave vijnë nga Superstrada dhe një nga nënkalimi Kamzës.

6. Lëvizja në Sheshin Shqiponja do mbetet me rrethrrotullim, në ndryshim nga rrethrrotullimi ekzistues do spostohet 30 m drejt jugut, dhe do zgjerohet në rreze për të akomoduar një numër më të madh mjetesh.

7. Rruga “Teodor Keko” (Unaza e Re drejt Pallatit me Shigjeta dhe anasjelltas) do të përdoret me 3 korsi në të dy senset e lëvizjes.

8. Rruga “Vangjel Noti” (pranë ish AMC) do vazhdojë të përdoret si përdoret aktualisht me dy korsi (me nga një korsi për çdo sens lëvizje).

Per levizjet e automjeteve me Drejtim Tiranë–Durrës

1. Me 3 korsi do të lëvizet nga rrethrrotullimi Shqiponja dhe deri përpara mbikalimit të Kamzës, nga ku vazhdon lëvizja normale e mjeteve drejt Durrësit apo Kamzës e veriut të vendit.

2. Rruga “Dritan Hoxha” në drejtimin Tiranë–Durrës do të ngushtohet nga 4 korsi në 3 korsi (që në rrethrrotullimin me 3 korsi të jetë linjë e vazhduar trafiku) dhe ngushtimi i korsisë do të kryhet rreth 100 m nga rrethi (pranë karburantit ekzistues).

Lëvizja e Këmbësorëve

1. Këmbësorët nuk do të mund të qarkullojnë në asnjë moment në krahun e djathtë të rrugës “29 Nëntori” (drejtimi Tiranë–Durrës) dhe në krahun e djathtë të rrugës “Vangjel Noti” (drejtimi drejt rrethit Shqiponja) pasi në këtë zonë do të kryhen punimet në këtë fazë.

2. Këmbësoret do të mund të kalojnë në vendkalimet e dedikuara me vijëzim e sinjalistikë në rrugën “Dritan Hoxha” dhe rrugën “Teodor Keko”.

3. Rruga “29 Nëntori” (nga sheshi Shqiponja në drejtim të Durrësit) për arsye të sigurisë rrugore nuk do të ketë kalime të këmbësorëve. Këmbësorët duhet të kalojnë vetëm tek nënkalimi i Kamzës në vendkalimet që funksionojnë aktualisht.

të fundit

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

21 minutes ago

Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës/ Publikohen momentet tronditëse, u mbajt te shtylla e ndriçimit për të kaluar në rrugën e përmbytur (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…

48 minutes ago

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

2 hours ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

2 hours ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

3 hours ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

3 hours ago