Është publikuar mbrëmjen e kësaj të hëne fotografia e snajperit me të cilin dyshohet se u bë atentati i mëngjesit të kësaj të hëne ndaj Ardian Çapjas, në qytetin e Elbasanit.
Pamjet tregojnë snajperin brenda automjetit të përdorur nga autorët, i cili u gjet i djegur pak kohë pas ngjarjes. Duke përcjellë informacionin e një specialisti të armëve, Blendi Fevziu tregoi se bëhet fjalë për një snajper me precision tepër të lartë, që përdoret nga forcat RENEA.
None found
“Ky është snajperi i djegur brenda makinës. Po ta shihni ky është snajperi, të gjitha pjesët me fibër dhe dru janë të djegura, vetëm ka mbetur pjesë mbështetëse. Ky është snajperi. Një specialist i armëve më thotë me të dhëna më të sakta, për snajperin e përdorur.
Është snajper Sako, finlandez, modeli M10, të cilin e disponon RENEA. Shkon deri në 1500-200 metra fuqia shpuese. Pra bëhet fjalë për një armë me precizion shumë të lartë”.
Nga atentati i mëngjesit të sotëm, 55-vjeçari Ardian Çapja mbeti i plagosur. Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Dyshimet janë se plumbi që e la të plagosur Çapjan erdhi nga kodra përballë shtëpisë së tij. Në studio, gazetari Spartak Koka tha se “varianti i dytë është që me këtë snajper është qëlluar nga brenda automjetit nga pjesa e sediljes.
Është ky varianti i dytë për të cilin po hetohet. Kanë shtrirë sediljet dhe e kanë patur precizionin më të lartë, gjithnjë lart nga kodra”/tvklan
Të paktën 20 emigrantë kanë humbur jetën dhe 133 të tjerë janë shpëtuar në katër operacione të ndryshme në det,…
Jemi në javën e Kombëtares! Pas shkëputjes së përkohshme nga Superiore që mbylli javën e 11-të të sajën, nga sot…
Lamine Yamal vazhdon të shkruajë histori në futbollin spanjoll, duke vendosur një rekord të jashtëzakonshëm në La Liga pas paraqitjes…
Mauricio Pochettino është shfaqur si favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit, ndërsa e ardhmja e Michael Carrick…
Shtetet e Bashkuara dhe Irani po zhvillojnë kontakte diplomatike në mënyrë diskrete, në përpjekje për të shmangur një përshkallëzim të…
Gjatë ditës së sotme pritet të vazhdojë rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara…