Categories: Uncategorized

Publicisti Qemal Sakajeva publikon librin me dy vëllime

Libri në dy vëllime, me titull “Formula e Presidentit: K—BE+NATO+SHBA”, i publicistit Qemal Sakajeva, botim i Shtëpisë Botuese “55”, sapo është shpërndarë në libraritë kryesore të kryeqytetit. Përmbajtja e tij është e konceptuar në katër pjesë. Pjesa e parë: Koha e klithmës; Pjesa e dytë: Koha e bombardimit; Pjesa e tretë: Koha e lirisë; Pjesa e katërt: Koha e pavarësisë.

Libri “Formula e Presidentit” vjen nga përjetimi, informimi, leximi dhe analiza e përdishme, e përjavëshme, e përmuajshme dhe e përvitshme, në një trajektore kohore prej 42 vjetësh (1977-2019), dhe pandalim. Përmbajtja nuk është historia e Kosovës, por janë shtjellime për shumëçka të rëndësishme përgjatë 42 vjetëve të fundit të historisë së Kosovës. Çfarë shkruhet nuk është ditar, por janë analiza nga përditëshmëria kronologjike e dramatikes dhe tragjikes 42-vjeçare të Kosovës. Derisa, dhe më në fund, Kosova u bë një problem botëror, aq sa për Kosovën dhe me Kosovën janë marë e merren shtetet më të rëndësishme të globit, dhe nga “çështje e Kosovës” është kthyer në një “çështje gjeostrategjike”.

Në qendër të librit është populli, territori, personalitetet dhe politika e Kosovës, e vështruar “si element me shumë valenca”: në raport me vetveten, me Serbinë, me Shqipërinë, me shtete të Ballkanit, me Bashkimin Europian, me SHBA, me Rusinë si dhe me tri organizma me fuqi ndikuese botërore -OKB, NATO dhe Tribunali i Hagës.

Qysh nga shpërbërja e Jugosllavisë, zhvillimet në Kosovë rrodhën në një vijë me thënien e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, e përsëritur aq shumë herë nëpër vite, përcaktim politik që mori trajtën e një formule fizike apo kimike: ”Kosovë e pavarur, e anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe në NATO, në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Nëse shtjellimi i parë i përket muajit qershor të vitit 1977, për sjelljen e eshtrave të Hasan Prishtinës nga Selaniku i Greqisë (atëherë nuk u lejua botimi i tij), ato më të fundit gjatë vitit 2019, përfshijnë pikëpamje mbi komplotin për ndarjen e Kosovës nëpërmjet të ashtuquajturit “korrigjim i kufirit” apo “përkufizim ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, dhe deri te “Minishengen i Ballkanit”, që ende vazhdon të vërdalliset nëpër zyrat e Serbisë, të Maqedonisë dhe të Shqipërisë.
Në faqet e librit ndeshen rreth 350 emra, të cituar apo përmendur, personalitete të mëdha të lirisë dhe deri te individë kriminelë.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago