Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të papritur mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”.
Në një intervistë online me emisionin Zonë e Lirë, Berisha tha se tashmë ai nuk e quan më veten mjek pasi dijet e tij kanë avulluar sepse ka një shkëputje 30 vjeçare nga profesioni.
A ju ka shkuar në mend t’i bashkoheshit thirrjes që mjekët të kthehen për të luftuar kundër koronavirusit?
“Nuk më shkoi dhe nuk kishte si të më shkonte në mend se pas 30 vitesh të pretendoni që unë jam mjek është gjëja më qesharake.
Asnjë njeri që nuk e ushtron një profesion për 30 vite nuk besoj se mund ta ushtroj ndonjëherë më.
Unë kam qenë mjek me një pasion të jashtëzakonshëm por nuk mund të them që jam më kardiolog. Kam qenë 20 vite kardiolog”, tha Berisha./albeu.com/
Dita e djeshme i ka buzëqeshur Arlind Ajetit dhe Taulant Seferit. Të dy bashkë, ishin autorë në golat që Bodrumspor…
Sot, më 24 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro, blihet me 96.5…
Ditën e sotme deri në orët e mesditës, i gjithë territori Shqiptar pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të…
Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën…
Rrëqeth me rrëfimin e saj vajza e Mariola Nakolecit, 36-vjeçares e cila u vra ditën e premte (22 gusht) nga…
Kryeministri rumun Ilie Bolojan ka deklaruar se sigurimi i bazave ushtarake për aeroplanët luftarakë F-35 për aleatët e NATO-s mund…