Categories: Uncategorized

“Pse ndërhyn në punë burrash?”, gruaja tregon dhunën pasi pagoi ujin e dritat

“Përse e pagove ujin dhe dritat?”, pas kësaj pyetjeje një 59-vjeçare është ndodhur nën dhunën e bashkëshortit, i cili e ka goditur derisa ajo është shtrirë përtokë dhe ka humbur ndjenjat.

Sipas një burimi të gazetës Si ngjarja ka ndodhur në zonën e Laknasit, Kamëz, ndërkohë që denoncimi u dorëzua në polici nga e dhunuara me inicialet R. T.

Të lidhura

None found

Gjatë veprimeve hetimore, policia e përshkruan gruan me shenja në ngjyrë mavi në trup dhe në fytyrë, si gjurmë të goditjeve, ndërkohë që për këtë sulm në banesë nuk ka qenë i pranishëm asnjëri nga fëmijët. Sidoqoftë, fëmijët e çiftit tregojnë se e ëma qëllohej shpesh nga burri dhe skenat e dhunës ishin të përditshme në shtëpinë e tyre.

R. T. sipas burimeve policore të gazetës Si u rrah pak orë pasi në shtëpinë e çiftit kishin qenë faturuesit e ujësjellësit. Ata ankoheshin për mbifaturimin e ujit, por nëpunësit ju kanë thënë se edhe në rast mbifaturimi ata do përpiqeshin të korrigjoheshin duke ju zbritur çdo muaj nga vlera e deklaruar.

Por për të qetësuar mosmarrëveshjen mes bashkëshortit dhe faturuesve, 59-vjeçarja ka ndërhyrë duke ju lutur që të mos bënte sherr.

“Ai më shtyu dhe më goditi në sy të tyre, – i thotë policisë, – nëna e tre fëmijëve dhe kur ikën ata më rrahu se përse ndërhyra në punë burrash”.

Më vonë sipas denoncimit të qytetares me inicialet R. T ka folur me djalin e madh që e ka këshilluar “paguani ujin dhe dritat”. “Im bir më dërgoi lekë dhe i pagova edhe ujin edhe dritat, e bëra që mos të kishim sherr të ndezur”, rrëfen 59-vjeçarja. Burime të gazetës Si shtojnë se kur R. T u kthye në shtëpi ai e pyeti “përse i ke paguar dritat dhe ujin, burri i shtëpisë jam unë dhe jo ti”. Gruaja shton në denoncim “më goditi me grushte, më tha herën tjetër do të qëlloj më keq se sot, do të vras fare”. Sipas burimeve gruaja është përpjekur t’i shpëtojë nga duart, por ai ka filluar sërish ta godasë derisa ajo është shtrirë përtokë. “Më mori telefonin që mos të kisha mundësi të njoftoja askënd. Derisa erdhi vajza dhe djali i vogël që më gjetën të mbyllur në dhomë”, mbyll kallëzimin R. T, ndërkohë që për i shoqi i moshës 60 vjeç do të hetohet për dhunë në familje, sipas veprës 130 fraksion a të Kodit Penal.

të fundit

Barcelona synon ta mbajë përfundimisht Patricio Pacificon

Sipas raportimit të Mundo Deportivo, Barcelona shpreson ta finalizojë gjatë javës së ardhshme transferimin përfundimtar të mbrojtësit të talentuar uruguaian,…

7 minutes ago

Federata e Brazilit i drejtohet FIFA-s për golin e pavlefshëm të Vinicius ndaj Skocisë dhe kërkon mbrojtjen e integritetit sportiv

Konfederata Braziliane e Futbollit ka dërguar një letër zyrtare në FIFA për të protestuar ndaj anulimit kontrovers të golit të…

55 minutes ago

VIDEO/ Maliq Municipality Employee Calls for Korçë to Be Dissolved, Sparking Laughter

Një punonjëse administrate në Bashkinë Maliq, ka mbajtur fjalimin në Reformën Administrative-Territoriale që u mbajt në Korçë [...] Read More...…

1 hour ago

Former MP Lajla Përnaska: I bear responsibility for my vote in favor of the 2008 constitutional changes and I publicly apologize

Ish-deputetja Lajla Përnaska deklaroi se mban përgjegjësi personale për votën e saj pro ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, duke theksuar…

1 hour ago

Pedri vlerëson Messin: Askush tjetër nuk arrin të bëjë atë që ai po bën në këtë moshë

Pedri ka shprehur edhe një herë admirimin e tij për Lionel Messin, duke deklaruar se argjentinasi është i vetmi futbollist…

1 hour ago

VIDEO/ Punonjësja e Bashkisë Maliq kërkon shkrirjen e Korçës dhe shkakton të qeshura

Një punonjëse administrate në Bashkinë Maliq, ka mbajtur fjalimin në Reformën Administrative-Territoriale që u mbajt në Korçë [...]Read More...

2 hours ago