Categories: Uncategorized

PS zgjedh kandidatët për anëtarë të Asamblesë Kombëtare, reagon Balla

Sekretari i përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, ka bërë me dije se Partia Socialiste ka nisur përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Asamblesë Kombëtare që pritet të zgjidhen nga Kongresi më 29 shkurt.

Procesi në fjalë po zhvillohet në 12 qarqet e vendit.

Të lidhura

None found

Balla ka pohuar se norma e përfaqësimit për anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS që zgjidhen nga Kongresi është një anëtar i AK për 800 anëtarë partie dhe se garantohet përfaqësimi i barabartë i gjithë territorit të vendit si dhe të bashkëatdhetarëve që jetojnë jashtë.

“Teksa procesi i riorganizimit të Partisë Socialiste vijon, në të 12 qarqet e vendit po zhvillohet këtë fundjavë një proces demokratik dhe transparent në përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Asamblesë Kombëtare që do të zgjidhen nga Kongresi Zgjedhor i PS më 29 Shkurt.

Propozimet e kandidaturave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare bëhen nga 1510 delegatët e Kongresit të PS, duke respektuar parimet barazisë gjinore, meritokracisë profesionale dhe politike, integritetit moral e ligjor si dhe me vëmendje të veçantë promovimi i të rinjve, si qasje e përhershme e Partisë Socialiste.

Norma e përfaqësimit për anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS që zgjidhen nga Kongresi është një anëtar i AK për 800 anëtarë partie. Propozimi dhe votimi i kandidaturave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste garanton përfaqësimin e barabartë të gjithë territorit të vendit si dhe të bashkë-atdhetarëve tanë që jetojnë e punojnë nëpër botë”, shkruan Balla.

të fundit

Qytetari i revoltuar: Ne u japim ujë dhe trëndafila, ata na dhunojnë! Nuk kanë mëshirë, tani do përballen me popullin, të rrëzojmë regjimin

Ditën e sotme, dhuna e Policisë para parlamentit dhe arrestimet e panumërta kanë irrituar qytetarët e shumtë, të cilët denoncuan…

6 minutes ago

Ish-delegatët e 2 Korrikut bëjnë thirrje për bashkim politik dhe ngritje të shpejtë të institucioneve

Në 36-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, ish-delegatët e asaj kohe u kanë bërë thirrje deputetëve të zgjedhur…

7 minutes ago

Protesta para Parlamentit, protestuesi godet me gur në kokë një efektiv policie

Protestuesit para Parlamentit kanë vijuar përplasjet e shumta fizike me punonjësit e policisë, ku për pasojë tre efektivë mbetën të…

10 minutes ago

Përshkallëzohet situata! Shoqërime në masë të protestuesve, të shtirë në tokë e të prangosur, policët pengojnë pamjet

Vijon shoqërimi në masë i protestuesve. Situata ka agravuar para Parlamentit, pas hedhjes së gazit lotsjellës nga policia për të…

14 minutes ago

Protesters Surround Parliament, Main Exit Blocked and MPs and Ministers Remain Inside

Situata para Parlamentit ka arritur në pikën e vlimit. Teksa seanca plenare përfundoi, ministrat e kabinetit qeveritar dhe deputetët e…

16 minutes ago

Protesters pelt two Socialist Party MPs with eggs as they leave Parliament

Parlamenti përfundon punimet ku janë votuar projektligjet në rend dite. Deputetë dalin nga parlamenti dhe janë përballur me sulm nga…

16 minutes ago