Categories: Uncategorized

Protesta e maturantëve, Komiteti i Maturës Shtetërore tregon ndryshimet në testin e nesërm

Komiteti i Maturës Shtetërore 2020 (KOMSH), ka reaguar lidhur me ankesat e maturantëve për sa i përket provimit të Letërsisë. Në reagimin e tyre KOMSH shpjegon se po vlerësohet një mundësi zgjidhje pa ndikuar në procesin e Maturës Shtetërore.

QSHA do të publikojë që sot testin e plotë dhe për çdo pyetje përgjigjen e saktë, në mënyrë që çdo maturant duke u konsultuar me to, të mund të bëjë një vetëvlerësim të asaj çka ai është përgjigjur në test.

Të lidhura

None found

“Maturantët duhet të jenë të qartë dhe të bindur se puna e tyre në tri vitet e gjimnazit, si dhe puna e mësuesve, do të vlerësohet me objektivitet, duke iu garantuar se personalizimi i testit nuk sjell asnjë ndikim në vlerësimin e tyre.” thuhet më tej në reagimin e KOMSH.

REAGIM I KOMSH – KOMITETI I MATURËS SHTETËRORE 2020

Komiteti i Maturës Shtetërore 2020 (KOMSH), që në ditën e parë pas provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, ka vlerësuar me kujdes reagimet e maturantëve dhe të mësuesve të tyre, si dhe kërkesat adresuar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, duke synuar mundësitë e zgjidhjes së tyre pa ndikuar në procesin e Maturës Shtetërore.

Në komunikim me mësues të gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA) është gjykuar që të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në test, për të shmangur shqetësimin e maturantëve mbi notat e tyre, gjë që ka efekt të njëjtë për të gjithë ata. Kjo do të bëhet vetëm pasi të kemi rezultatin e pikëve të marra nga maturantët.

QSHA do të publikojë që sot testin e plotë dhe për çdo pyetje përgjigjen e saktë, në mënyrë që çdo maturant duke u konsultuar me to, të mund të bëjë një vetëvlerësim të asaj çka ai është përgjigjur në test.

Menjëherë sapo të dalin rezultatet, maturantët krahas notës së tyre do të kenë dhe variantin që kanë pasur në provim me alternativën e saktë.

Maturantët duhet të jenë të qartë dhe të bindur se puna e tyre në tri vitet e gjimnazit, si dhe puna e mësuesve, do të vlerësohet me objektivitet, duke iu garantuar se personalizimi i testit nuk sjell asnjë ndikim në vlerësimin e tyre.

Duke vlerësuar çdo koment apo sugjerim të dhënë në këto ditë në media apo rrjete sociale nga ekspertë të fushës, si dhe nga mësuesit, të cilët njohin nga afër programin dhe nivelin e nxënësve të tyre, i ftojmë ata që sot në një tryezë për të diskutuar konkretisht mbi cilësinë e pyetjeve të testit dhe përputhjen e tyre me programet orientuese të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, ashtu siç ka garantuar QSHA-ja.

Nesër, maturantët kanë provimin e Matematikës dhe më pas atë me zgjedhje, për të cilët gjykuam dhe e shtuam orarin e provimit edhe me 30 minuta më shumë, meqenëse ata e kërkuan dhe ndjehen më mirë gjatë plotësimit të testit.

KOMSH-i i uron suksese të gjithë maturantëve në këto provime, dhe është i gatshëm për të mirëpritur dhe adresuar çdo shqetësim të tyre.

të fundit

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, autobusi përmbyset dhe pasagjerët mbeten të bllokuar

Një aksident është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, ku një autobus është përmbysur [...]Read More...

1 minute ago

Their files are in SPAK, they should be put in prison / Protester with child: One month of protests and the prime minister still does not resign! He is finished, we will bring him down

Protestuesja me fëmijë që u bë virale ditë më parë, është rikthyer sërish në sheshin e protestës dhe këtë herë…

1 minute ago

Passenger van veers off the road on the Tirana–Durrës motorway, serious accident on Tuesday midday

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një furgon me…

2 minutes ago

After detentions in front of Parliament, protesters announce the start of the gathering scheduled for 19:00

Tensionet në protestën e qytetarëve ka arritur kulmin e vet pas përplasjeve me policinë para Kuvendit [...] Read More... The…

2 minutes ago

Rama publishes a message from protesters’ WhatsApp: “Early elections are a trap,” while calling it “a pipe dream”

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një mesazh që, sipas tij, po shpërndahet në grupet e WhatsApp-it të protestuesve.…

2 minutes ago

VIDEO/ Protester breaks down in tears: We will stay until the end, I would even give my life for the release of the 6 citizens

Mes lotësh një protestues ka bërë thirrjen për lirimin e 6 qytetarëve të shoqëruar. I ulur këmbëkryq, ai pohoi se…

2 minutes ago