Categories: Uncategorized

Probleme me paratë? Mësoni çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Dashi

Ditën e enjte paratë dhe çështjet financiare nuk shkohnë në drejtimin e duhur. Jupiteri dhe Plutoni ju bëjnë të punoni shumë. Dashuria tregohet jo vetëm me fjalë, por përmes shqetësimeve të vogla dhe fakteve konkrete. Mes jush dhe partnerit do përjetoni një dashuri të vërtetë dhe të sinqertë.

Të lidhura

None found

Demi

Do keni ndjenja të qëndrueshme, qetësi në dashuri dhe do jeni shumë kreativë. Një iniciativë e lindur rastësisht, për shembull një hobi, së shpejti do të bëhet fitimprurëse, përtej të gjitha pritjeve tuaja. Lajme të shkëlqyera nga fronti i dashurisë: gjithçka do të funksionojë në mënyrë të përsosur nëse keni një histori të lumtur dashurie.

Binjakët

Sot do jetoni në kujtime dhe keqardhje, e ardhmja do ju duket e mjegullt! Mund të përjetoni dhimbje shpine ose siklet në mishrat e dhëmbëve. Pasagjerët do kalojnë disa telashe por do zgjidhen brenda disa orësh.

Gaforrja

Ju përballeni këtë ditë me një siguri të madhe. Do bëni gjithçka për të arritur qëllimet tuaja në punë. Ju mund të mbështeteni në vendosmërinë, këmbënguljen dhe shkathtësinë tuaj, të ndihmuar nga intuita e shkëlqyer dhe aftësitë e mira organizative. Dashuria do t’ju çojë në qiellin e shtatë sot në mbrëmje.

Luani

Hëna ju bën të ndjeshëm për çështje që kërkojnë logjikë, praktikë, organizim dhe sens të përbashkët. Në krahasim me potencialin tuaj, ju nuk do paguheni as gjysmën e asaj që meritoni në punë. Rekomandohet pak durim nëse jeni në çift dhe në fund do e shihni që ja ka vlejtur. Hani shëndetshëm

Virgjëresha

Sot fati do jetë në anën tuaj, nuk përjashtohen projektet sipërmarrëse, lëvizje të zgjuara në punë, mundësi për të shfaqur talentin dhe aftësitë tuaja. Moment ideal për të sqaruar problemet me të dashurin tuaj, për të rikthyer qetësinë dhe lumturinë që ka munguar prej kohësh.

Peshorja

Do kaloni një ditë të zakonshme në punë, pa marrë asnjë lajm të mirë dhe pa arritur suksese. Fronti financiar është pothuajse tragjik, i prekur nga shpenzimet e shumta të kësaj periudhe. Një histori dashurie përfundon nga rraskapitja dhe mungesa e kimisë.

Akrepi

Planetet nuk do jenë në anën tuaj sot, burimet fizike dhe mendore që ju karakterizojnë kaq shumë do pësojnë në rënie. Shumë prej jush do ta kenë të vështirë të realizojnë qëllimet në shtëpi ose në punë. Me partnerin do kini diskutime të forta.

Shigjetari

Megjithëse dita nuk premton mrekulli përsa i përket argëtimit, nga ana tjetër një ndjenjë e paqes po rri pezull, falë një ekuilibri të fortë emocional. Atmosferë e qetë, ideale për të punuar ose për veten tuaj: masazhe dhe trajtime bukurie. Nuk përjashtohet mundësia që dëshira tuaja mund të mos realizohen.

Bricjapi

Mos i humbisni mundësitë e mira që do të trokasin në derën tuaj sot. Do jeni simpatik dhe i parezistueshëm si kurrë më parë. Për ata që kanë një lidhje serioze, mbrëmja do të sjellë momente romantike dhe eksperimente të lezetshme erotike.

Ujori

Ju keni shumë plane gjatë kësaj dite, por me Hënën në Demi nuk do të jetë e thjeshtë të organizoni gjithçka në mënyrë të përsosur. Diçka do ju dalë nga situata dhe do ju detyrojë të punoni jashtë orarit, por mos u zemëroni, përpiquni ta kaloni lehtë. Do e keni të vështirë ta bindni partnerin t’ju kuptojë, por keni nevojë për premtime, besnikëri dhe shumë më tepër.

Peshqit

Yjet dëshirojnë që të jeni të lumtur. Do keni përmirësime si në punë ashtu edhe në ndjenja. Besimi dhe entuziazmi në çift do të rikonfirmohen; beqarët do të përsosin strategjitë e tyre joshëse dhe do të bëhen të papërmbajtshëm.

të fundit

FIFA lehtëson dënimin e Molinës, por lë në fuqi sanksionet ndaj Paredes pas finales me Spanjën

FIFA ka mbështetur pjesërisht ankesën e Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA) kundër sanksioneve disiplinore të vendosura pas finales së…

9 minutes ago

Vëllai i Erona Cakolit kërkon drejtësi në protestën në Prishtinë: Familja kundërshton dënimin me 24 vjet burg

Në protestën e mbajtur në Prishtinë, ku u kërkua drejtësi për gratë e vrara dhe përgjegjësi institucionale, ka folur edhe…

9 minutes ago

Thomas Markle në “arrest shtëpie” në Florida, përballet me akuzën e posedimit të materialeve të abuzimit seksual ndaj fëmijëve

Babai i Meghan Markle, dukeshës së Sussex-it, është arrestuar në Florida, pasi akuzohet për posedim të materialeve që përmbajnë imazhe…

11 minutes ago

North Macedonia-Bulgaria historical commission ends meeting without agreement, next round to be held in Sofia

Takimi i fundit i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së…

13 minutes ago

Gostivar: 60-year-old arrested on suspicion of forcing his 80-year-old mother to beg

Një 60-vjeçar nga Gostivari dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore e ka detyruar nënën e tij 80-vjeçare, e…

13 minutes ago

Tensione në protestën e PD-së, protestuesit nxjerrin nga tubimi personin që dyshohet si i infiltruar

Momente tensioni janë shënuar gjatë protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike në bulevard. Disa demokratë kanë tentuar të largojnë…

13 minutes ago