Pesë drejtues mjetesh janë proceduar penalisht gjatë 48 orëve të fundit nga Policia e Tiranës.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, janë proceduar penalisht edhe 12 pasagjerë, në cilësinë e mbikëqyrësit të fëmijëve nën moshën 12 vjeç.
Policia bën me dije se proçedimet kanë ardhur si pasojë e neglizhencës së prindërve apo të kujdestarëve të fëmijëve, në zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas njoftimin mësohet se ajnë pikasur fëmijë që nuk udhëtonin me mjete fiksimi të posaçme në makinë
Njoftimi i policisë Tiranë
Duke parë neglizhencën e theksuar të prindërve dhe të tjerëve ndaj zbatimit të normave të sjelljes që detyrojnë drejtuesin e mjetit apo personin përgjegjës për mbikëqyrjen e fëmijëve nën moshë, të përdorin sistemet e fiksimit sipas përcaktimeve të bëra në Kodin Rrugor shqiptar, si dhe rrezikun që u kanoset fëmijëve që nuk udhëtojnë në mjete me sisteme fiksimi të posaçme, Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar ndjeshëm kontrollet dhe masat administrative për këtë shkelje që është shkak për aksidente rrugore, me pasoja fatale për jetën.
Nga kontrollet parandaluese për këtë shkelje, përgjatë 48 orëve të fundit, nga rrugorët e kryeqytetit janë verifikuar dhe proceduar administrativisht 5 drejtues mjetesh dhe 12 pasagjerë në cilësinë e mbikëqyrësit së fëmijëve nën moshën 12 vjeç.
Sot, më 16 maj 2025, dollari amerikan, blihet me 87 lekë dhe shitet me 88.4 lekë. Euro, blihet me 97.8…
Ditën e sotme në Tiranë, mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian. Rreth 50 liderë shtetesh dhe qeverish nga mbarë Evropa…
Ditën e sotme në vendin tonë, që në orët e para të mëngjesit, do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe…
Barcelona ka siguruar titullin e kampionit të La Ligës për sezonin 2024/25, pas një fitoreje 2-0 në derbin katalanas kundër…
Dashi Dashuria: Shikoni realitetin e fakteve dhe nëse nuk jeni mirë, ndryshoni drejtim. Dashuritë vijnë dhe shkojnë, insistimi do të…
Më 11 maj, disa deputetë me një karrierë të gjatë parlamentare dhe funksionarë të lartë politikë nuk arritën të siguronin…