Categories: Uncategorized

Presidenti s’firmos dot dekret për shpërndarjen e parlamentit? Meta i përgjigjet Ramës

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur Kryeministrit Rama, i cili tha se Kreu i Shtetit nuk firmos dot dekret për shpërndarjen e Parlamentit dhe se Kuvendi nuk do ta njohë një dekret të tillë.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Meta deklaroi se nëse mazhoranca ecën përpara me “projektin mafioz për të pushtuar Gjykatën Kushtetuese” do të fillojë konsultimet me të forcat politike.

“Unë jam i bindur që ju kërkoni të zgjidhni çdo gjë sot dhe kjo është normale. Mesazhi besoj ishte shumë i qartë, që populli shqiptar po humbet durimin nga grushti i shtetit, i cili, nëse nuk e dëgjon zërin e tij dhe ecën përpara me projektin mafioz për të pushtuar Gjykatën Kushtetuese, pra për të ekzekutuar Kushtetutën e Shqipërisë, padyshim që kjo është përmbysje e rendit kushtetues dhe unë do të filloj konsultimet me forcat politike sepse është e qartë se populli e priste shpërndarjen që sot.

Unë e bëra të qartë që deri më 15 mars do të administroj me shumë përgjegjshmëri këtë situatë. Nga sot ka nisur një pranverë kuqezi, në kuptimin e rritjes së ndërgjegjësimit për mbrojtjen e kushtetutës. Jemi këtu sepse kemi luajtur me Kushtetutën tonë dhe kemi lejuar edhe të tjerët të tallen me kushtetutën tonë”, tha ndër të tjera Presidenti Ilir Meta.

të fundit

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

25 minutes ago

Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…

29 minutes ago

SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…

45 minutes ago

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…

1 hour ago

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

1 hour ago

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

2 hours ago