Categories: Uncategorized

Presidenti kroat kërkon falje: Gënjeva për udhëtimin në Shqipëri, fjetjen ma siguroi Rama

“Shpenzimet e udhëtimit u mbuluan nga buxheti i shtetit kroat ndërsa akomodimi u bë në rezidencën shtetërore të Republikës së Shqipërisë…”

Presidenti kroat Zoran Milanoviç u kërkoi falje qytetarëve të vendit të tij se i kishte mashtruar duke deklaruar më parë se udhëtimi i tij në mesin e muajit Gusht në Shqipëri ishte privat.

Milanoviç tha se kishte bërë takim zyrtar me Kryeministrin Rama ku ishte i pranishëm edhe një ushtarak kroat i cili kishte mbërritur nga Maqedonia, madje edhe ambasada kroate ishte informuar për udhëtimin.

Milanoviç tha se nuk kishte bërë pushime, edhe pse në foto dukej i relaksuar me bashkëshorten dhe të birin duke ngrënë me çiftin kryeministror shqiptar.

Edhe pse deklarohet se ishte një udhëtim zyrtar, Milanoviç nuk ka asnjë urdhër udhëtimi për përdorimin e helikopterit dhe jahtit të Titos. Presidenti e konsideron skandal të vogel faktin se ai nuk ka as dokumente për pagesën e fjetjes pasi deklaron se akomodimin ia pagoi Rama. Anetarët e Komisionit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit që po hetojnë rastin, nuk ishin të kënaqur me deklaratën e Presidentit.

Në fotot e mediave kroate shihet jahti “Ucka” i gjatë 39 metra, që me 15 pjesëtarë të ekuipazhit solli nga Dubrovniku në Durrës e më pas në portin e Himarës familjen presidenciale kroate. Ky jaht ka njohur në lundrim mysafirë të mëdhenj, si ish-Presidentët egjiptian Gamal Abdel Nasser dhe Anëar al-Sadat, udhëheqësi i Libisë Muammar al-Gaddafi, divat e hollivudit Elizabeth Taylor dhe Sophia Loren.

“Unë nuk dua të sfidoj Komisionin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Unë nuk kam fshehur asgjë dhe kam deklaruar gabimisht se ishte vizite private. Shpenzimet e udhëtimit u mbuluan nga buxheti i shtetit kroat ndërsa akomodimi u bë në rezidencën shtetërore të Republikës së Shqipërisë.

Kontakti shoqëror me burra shteti të huaj është një formë e punës time. Çfarë lloj fotografish doni që të publikoja? Mbase doni nga ato të gruas time me rroba banje. Jo, nuk është e mundur, prandaj vendosa që të mos lejoja mediat kroate të vinin atje”.

Kostot e udhëtimit privat të Presidentit në Shqipëri me një jaht të Marinës Kroate “Ucka” arrijnë në 75,000 kuna. Milanoviç mohoi të ketë bërë biznes me Kryeministrin shqiptar në të kaluarën, por mediat kroate shkruajnë se Rama i dha vëllait të ndjerë të Milanoviç një kontratë jo transparente të softuerëve për mbikëqyrjen në internet që kishte të bënte me lëshimin e faturave fiskale me vlerë 15.2 milionë Euro.

Asnjë studim i efektshmërisë së kostos nuk është kryer në Shqipëri për këtë prokurim publik, i cili është i zakonshëm të bëhet në prokurime të tilla.

Milanoviç, i cili mburrej publikisht në vitin 2017 se ishte këshilltar për integrimin i Kryeministrit shqiptar Rama, dje e mohoi këtë fakt. Bërja e biznesit me Shqipërinë, sipas mediave në Zagreb, ishte ndoshta një burimi kryesor i të ardhurave për kompaninë e Milanoviç, ‘EuroAlba’.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago