Një ditë më parë në mediat kosovare u raportua për një lajm, ku pretendohet se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar me jetë, përmes rrjeteve sociale.
Sipas këtyre raportimeve, një person me emrin, Daniel Arianitti, ka thënë se jep një shumë prej 10 milionë në këmbim “të kokës së Albinit”.
Ndërkohë sot ka ardhur reagimi i personit në fjalë, i cili thotë se nuk e ka kërcënuar Albin Kurtin dhe nuk i jep asnjë cent për kokën e tij.
Ai thotë se ka cituar një thënie të shkencëtarit të njohur Albert Einstein dhe të tjerët e kanë keqpërdorur, sidomos ata që ja duan
“Gazetat e nevojtoreve qe shkruajn gjera te paverteta, se kinse une kam jap Euro apo Dollar per koken e Albinit, te ju tregoj se askund nuk eshte permend nje Monedh Euro apo Dollar. Keto 10 milion mund te jen edhe copa te letres se nevojtores apo kanta te mbeturinave. Per koken e Albinit une personalisht nuk i japi 10 milion (cfardo qofshin ato) , se ai as nje cent vlere per mua nuk e ka . Mos e citoni Dottore Albert Zëeistein ne emer timin OK?
Ata qe i kam pas ne shoqeri dhe jan gju pas shpines time, ju kam njoft edhe me pare se jini njerezt pa asnje vlere dhe edukate por jeni vetem hajvana. E mjer familja qe juve ju ka”(sic.), ka shkruar Daniel Arianitti.
Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza…
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë fshatit Dhoksat teksa po udhëtonte në drejtim të Gjirokastrës. Mjeti…
Çfarë do të thotë të lindësh, të rritesh dhe të jetosh nën një regjim komunist? Këtë e shpjegon Ermal Meta,…
Një stuhi e papritur dhe e fuqishme me erë dhe breshër goditi bregdetin e Romagnës para agimit, duke filluar në…
Një zjarr është regjistruar mesditën e sotme në qendër të Elbasanit. Mësohet se zjarri ka rënë një një ndërtesë të…
Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave…