Banorë në fshatrat e Fierit po protestojnë si pasojë e mungesës së energjisë elektrike.
Konkretisht, protesta po zhvillohet në fshatin Topojë.
None found
Abc News raporton se banorët ankohen për OSHEE pasi nuk ka marrë asnjë masë në lidhje me riparimin e rrjetit të amortizuar.
Të paktën 7 fshatra në zonën e bregdetit në Fier mësohet se prej dekadash vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike.
Sipas banorëve për të riparuar një problem të tillë që ato përballen prej vitesh dhe që OSHEE ka bërë vetëm ndërhyrje pa rezultat.
“Jam një prind që kam një fëmijë tetraplegjik dritat na ikin sa herë dhe mund të gjëndrojmë me orë apo ditë pa energji. Ndërkohë nëse vonojmë një ditë pagesën na presin direkt dritat ndërsa për problemet e tyre ne nuk njoftohemi. Dhe nëse ne na bëhet dëm nuk interesohet askush”, ka thënë një banor i zonës.
Një tjetër qytetar thekson se në lidhje me këtë problematikë nuk ka pasur asnjë masë të marrë në lidhje me këtë problematikë. Banorët theksojnë se nuk do të reshtim së kërkuari të drejtat e tyre, pasi ky nuk ëhstë vetëm një premtim që kanë bërë por është detyrim për politikanët.
“Nuk ka pasur asnjë lloj investimi në rrjetin e shpërndarjes në energji, në rrugë, në rrjetin e kanalizimeve, pjesa më e madhe e qytetarëve e blejnë ujin, pasi uji nuk bën as për të larë.Ndërprerjet e energjisë elektike për shkak të mungesës së investimit. Ne nuk do të reshtim së kërkuari të drejtat tona, pasi nuk kemi të bëjmë me premtimet por me detyrimin që kanë politikanët ndaj nesh si komunitet”, është shprehur një nga qytetarët.
Liverpooli ka marrë një fitore të rëndësishme 3-1 në udhëtim ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e javës së 10-të të…
Ai nuk ka aftësitë komunikuese të Benjamin Netanyahut dhe as reputacionin e një politikani që di të manovrojë në korridoret…
Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili, sipas…
Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës paralajmërojnë punësimin e 20 specializantëve të rinj, edhe atë deri në fund të këtij…
Shpërthimi i skandalit të rëndë mjedisor në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan ka sjellë lëvizje në piramidën drejtuese të kompanisë…
Një prej kroçerave më të pazakonta në botë pritet të nisë udhëtimin më 9 nëntor nga PortMiami, në Florida të…