Policia e Shtetit ka njoftuar se me kërkesë nga Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë, janë në mbështetje të aksionit të nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, për t’i hapur rrugë projektit të ri për rindërtimin e tij.
Gjatë aksionit në terren janë shoqëruar 37 persona, të cilët kundërshtuan me forcë apo tentuan të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit.
Policia e Shtetit po vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Prokurorinë.
Duke përfituar nga ky komunikim, Policia e Shtetit kujton qytetarët dhe drejtuesit politike, se tubimet apo grumbullimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID-19.
Mosrespektimi i distancës sociale rrezikon gjithë përpjekjen disajavore të gjithë qytetarëve, të cilët kanë respektuar me rigorozitet udhëzimet.
Gjithashtu apelojme fort për këdo që të shmangë përplasjen me forcat e Rendit që janë në krye të detyrës.
Në spitalin e traumës një punonjës policie është duke marrë ndihmë mjekësore, pasi është goditur me sende të forta nga tubuesit.
Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka ndarë me ndjekësit e saj disa pamje nga qëndrimi në Madrid, ku duket…
Uniformat blu në Tiranë, kanë vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi shtirej si shofer i kancelares së SPAK dhe duke…
Pas javësh të tëra thashethemesh, Lamine Yamal ka konfirmuar lidhjen e tij me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole. Futbollisti i Barcelonës…
Këngëtarja e njohur amerikane Selena Gomez, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente nga festa e beqarisë së…
Videoja e fundit që qarkulloi në TikTok, ku influencuesja Hatixhe Brika “shtyn dhe godet” një fëmijë 2-3 vjeç si pjesë…
Realizohet për herë të parë në Shqipëri, Kirurgjia Zgjuar në Trurin e një Fëmije, një ndërhyrje e rrallë dhe delikate…