“Jetët tona nuk do të jenë më kurrë njësoj tani. Vëllai im i mrekullueshëm, si do ta përballojmë ne këtë?”
Të shumta dhe të dhimbshme janë postimet në Facebook të miqve dhe të afërmëve të çiftit shqiptar Lindita dhe Veton Musai, të cilët u qëlluan më 31 dhjetor, pasi babai i Linditës, 55-vjeçari Osman Shaptafaj i mori jetën vajzës dhe dhëndrit.
Një prej postimeve rrëqethëse është ai i Fatima Musait, e cila në një shkrim shoqëruar me disa foto të viktimave thotë se ka humbur vëllanë e saj të vogël dhe nuk po gjen forcë si ta përballojë këtë ngjarje tragjike.
“Jam plotësisht pa fjalë. Ne kemi humbur djalin tonë me sy blu. Jetët tona nuk do të jenë më kurrë njësoj tani. Vëllai im i mrekullueshëm, si do ta përballojmë ne këtë?
E vetmja gjë që më qetëson është të di se ti ike së bashku me Linditën, me dashurinë e jetës tënde.
Një dashuri që ishte aq e rrallë. Ju do të jeni përgjithmonë në zemrën time, nuk mund të pres ditën kur të gjithë do të jemi bashkë përsëri. Të dua “cuca””.
Autori është akoma në gjendje kritike në spital me plagë arme pasi qëlloi veten pas krimit.
Policia vendase ka nisur hetimet dhe paraprakisht dyshohet se babai i vajzës kishte grindje të hershme me të bijën dhe ajo kishte dashur të ndërtonte jetën e saj të qetë pasi u largua nga familja e prindërve.
Zjarri ka përfshirë pyllin e Darëzezës në Fier këtë të diel. Era e fortë ka krijuar vështirësi për shuarjen e…
Dy shtetas të Skocisë janë vrarë në një sulm me armë zjarri në një bar në qytetin bregdetar të Fuengirola-s,…
Këngëtarja Tuna, ka përjetuar një incident të vogël gjatë një performance. Teksa po ngjitej në skenë, ajo ka humbur ekuilibrin…
Mesditën e sotme, një zjarr i madh ka përfshirë masivin pyjor të Darëzezës. Të favorizuara nga era e fortë flakët…
Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, në një atmosferë festive dhe plot…
Detaje të reja nga aksidenti në rrugën nacionale Vlorë-Fier ku 2 të rinj u aksidentuan pasditen e sotme, pas daljes…