Ditën e sotme mediat italiane shkroi se një police në Shqipëri është kapur në Milano me doza kokaine.
Pas këtij lajmi i cili u publikua me shpejtësi në mediat vendase, ka reaguar Policia e Shtetit.
“Shtetasja e arrestuar F. Z., 29 vjeçe nuk është më pjesë e Policisë së Shtetit që prej vitit 2017…”- shkruan Policia e Shtetit.
Policia e Shtetit:
Në lidhje me një shtetase të arrestuar me lëndë narkotike nga autoritet policore italiane e cila është prezantuar si punonjëse e Policisë shqiptare sqarojmë opinionin publik se:
Shtetasja e arrestuar F. Z., 29 vjeçe nuk është më pjesë e Policisë së Shtetit që prej vitit 2017.
Ajo ka qenë efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe në vitin 2017 është larguar nga Policia e Shtetit pasi nuk fitoi më të drejtën për tu pajisur me Çertifikatë Sigurie.
Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët e Karabinierisë në Milano, nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës në Bari për rastin në fjalë.
Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët me qëllim evidentimin dhe goditjen e elementëve kriminal që ushtrojnë veprimtari kriminale.
Me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, Ambasada Gjermane në Tiranë, ka uruar të gjithë nxënësit dhe prindërit…
Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, një aksident rrugor është regjistruar në aksin “Kakavije–Gjirokastër”, në vendin e njohur si “Ish-SMT”.…
Në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026, Shqipëria do të përballet sonte me Letoninë. Ditën e djeshme, kuqezinjtë kanë zhvilluar…
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:50, një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Krumë-Golaj. Policia e Kukësit njofton se…
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan, do të blihet me 81.8 lekë dhe do të shitet me…
Personi që shihni në foto është Ragip Gila, autori i dyshuar i masakrës me dy viktima e dy të plagosur…