Një zjarr i fuqishëm përfshiu një servis në Durrës ku u raportuar se 5 makina janë shkrumbuar nga zjarri.
“Në vendngjarje kanë shkuar 5 makina zjarrfikëse ku aktualisht është bërë e mundur izolimi i përhapjes së mëtejshme të flakëve…”
Reagimi i policisë
Më datë 01.02.2020, rreth orës 19:55, në Rrushbull, sa kalon shinat e trenit, ka rënë zjarr në një servis për shitje pjesë këmbimi për automjete.
Në vendngjarje kanë shkuar 5 makina zjarrfikëse ku aktualisht është bërë e mundur izolimi i përhapjes së mëtejshme të flakëve.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Durrës po evakuojnë banorët përreth, duke i larguar nga jashtë perimetrit të sigurisë .
Shërbimet e Policisë rrugore të Durrësit kanë marrë masa për devijimin e qarkullimit dhe mos lejimin e kalimit të asnjë automjeti në afërsi të servisit të përfshirë nga flakët.
Në vendngjarje ndodhet dhe grupi hetimor, ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit në këtë servis.
Vijon puna për shuarjen e plotë të zjarrit.
Policia e Kukësit, ka arrestuar 19-vjeçarin që u përfshi në aksidentin rrugor me 2 të vdekur në aksin Krumë-Golaj. 19-vjeçari,…
Dy muaj pas videos virale nga koncerti i Coldplay, ku Kristin Cabot dhe CEO i Astronomer, Andy Byron, u panë…
Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të paketës ligjore në mbrojtje të pronës dhe territorit, Edi Rama paralajmëroi se do të…
Ajlin Petrela, regjisorja dhe ish-bashkëshortja e aktorit të humorit dhe kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, ka folur për herë të…
Jennifer Lawrence mund të ketë zbuluar emrin e fëmijës së saj të dytë. Ylli i “Hunger Games” u fotografua ndërsa…
Leon Dajaku, do e vazhdojë karrierën tek Ulm 1846 në Gjermani. 24-vjeçari ka befasuar me këtë zgjedhje, pasi tashmë do…