Categories: Uncategorized

Të tjerë shoferë të arrestuar, çfarë zbuloi sot policia

Policia rrugore njofton se në të gjitha akset rrugore nacionale ka fluks, si pasoëjë e kthimit të pushuesve.

Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve me uniformë në rrugë, por edhe të shërbimeve civile në patrullim, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 66 leje drejtimi, 19 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 1543 masa administrative.

Njoftimi
“Gjatë 24 orëve të fundit dhe deri në këto momente kanë vijuar dhe vijojnë kontrollet me radar e drager dhe me patrullime në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor 📸🚔🚓✍, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore🚑.

Si rezultat i kontrolleve me radar janë konstatuar dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 39 drejtuesve të mjeteve që drejtonin mjetet me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 40 deri në 80 km/h mbi normën e lejuar”.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 27 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 10 drejtues mjetesh, ndërsa 9 të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vendosur 324 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 19 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë dhe 7 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

156 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 184 për përdorim të celularit, 79 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 456 masa për parkime të gabuara, 18 masa për shkelje të semaforit, 99 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve dhe 211 për shkelje të tjera të kodit rrugor.

Janë bllokuar 11 automjete, pasi rezultoi se drejtuesit e tyre kishin të pashlyera më shumë se 5 masa administrative.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve “që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos shkelin semaforin, të mos përdroin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit si dhe kaskën mbrojtëse për motomjetet”.

të fundit

Rritet bilanci i viktimave, 34 të vdekur nga stuhia vdekjeprurëse “Fern” në SHBA

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë së fuqishme dimërore “Fern” në Shtetet e Bashkuara është…

25 minutes ago

U ekstradua nga Zvicra pasi akuzohej si bashkëpunëtor në planifikimin e vrasjes së vëllezërve Bami, ky është 37-vjeçari Jozi Kraja

Një 37-vjeçar shqiptar i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal është ekstraduar nga Zvicra. Siç bën me dije Interpol…

34 minutes ago

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, makina merr përpara motorin

Një aksident është regjistruar këtë pasdite në aksin Elbasan-Peqin , pranë fshatit me emrin Paulesh. Ku një makinë ka përplasur…

45 minutes ago

Maqedonia këtë vit do të blejë 42 “Stryker” nga SHBA-të

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski tha se 42 automjete luftarake Stryker duhet të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë…

49 minutes ago

Nicole Kidman dhe Dua Lipa tërheqin vëmendjen në sfilatën Chanel në Paris

Nicole Kidman dhe Dua Lipa ishin ndër yjet kryesorë që spikaten në sfilatën pranverë/verë 2026 të Chanel Haute Couture gjatë…

1 hour ago

Spanja “noton” kundër rrymës Europiane, miraton dekretin për të legalizuar 500 mijë emigrantë pa dokumente

Teksa pjesa më e madhe e Evropës është duke u mbizotëruar nga politikat anti-emigrim, qeveria e koalicionit e udhëhequr nga…

1 hour ago