Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike,policia arrestoi A. U., 30 vjeç dhe E. M., 30 vjeç, pasi në rrugën “Petraq Leka”, gjatë kontrollit të automjeteve dhe banesës iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 tableta metadon dhe një qese me material kokrrizor, i dyshuar farë e bimëve narkotike cannabis sattiva.
None found
Po nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 29 vjeç, pasi në rrugën “Selman Riza”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit sirian B. Ch., 25 vjeç, pasi në bulevardin ” Bajram Curri”, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me armë të ftohtë thikë dhe nuk iu është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për kontroll fizik.
Shërbimet e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 38 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.58 mg/l.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pakistanin, ku prezantuesja e njohur televizive Rabia Ahsan, 41 vjeçe, nënë e dy fëmijëve,…
Rreth 800 mijë vende pune pritet të zhduken në Gjermani gjatë 15 viteve të ardhshme si pasojë e përhapjes së…
Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…
Sistemi “Safe City” do të zgjerohet deri në muajin shkurt në të gjithë territorin e vendit, fillimisht në Strumicë, më…
Fisnik Asllani i është bashkuar Kombëtares së Kosovës në një moment shumë të mirë të formës - me shpresën që…
Situata politike në Shqipëri është diskutuar sot në mbledhjen e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, ku kreu…