Categories: Uncategorized

Policia jep shpërblimin e majmë për informatorët e atentatit mafioz në Rrëshen

Policia ka vënë në dispozicion plot 20 milion lekë të vjetra për këdo që mund të japë informacione të sakta lidhur me autorin/autorët që elminuan paraditen e sotme Kastriot Reçin.

Njoftimi i policisë
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rrëshen, Mirditë, ku në rrethana ende të paqarta u vra me armë zjarri shtetasi K. R., 47 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, për çdo informacion të saktë që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe vendndodhjen e autorit vë në dispozicion shumën 2 milionë lek të rinj.

Të lidhura

None found

Kushdo që mund të ketë informacion të vlefshëm, të telefonojnë në numrin unik 112 dhe në numrin në dispozicion për këtë qëllim 069 41 06 449, duke ju garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të menjëhershëm.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur grupi i posaçëm hetimor, me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale, DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Mirditë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe vijon puna për grumbullimin dhe administrimin e çdo prove sado të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit.

Në ndihmë të DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Mirditë kanë shkuar disa grupe të FNSH Shkodër dhe vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është bashkëpunuar me DVP Shkodër, Tiranë e Kukës dhe Policinë Kufitare, për të shtuar kontrollet në akset rrugore dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin e daljes jashtë vendit të autorit/ve të dyshuar.

të fundit

Prishtina pret xhudistë nga shtatë vende në turneun “Adem Jashari

Turneu Ndërkombëtar i Xhudos “Adem Jashari” 2026 do të organizohet më 15 nëntor në Prishtinë, ku pritet të marrin pjesë…

6 minutes ago

Ngrohja qendrore në Shkup mund të shtrenjtohet, Mickoski: Rritja do të jetë e përballueshme

Pritet rritje e konsiderueshme e çmimit të ngrojes qendrore. Këtë e kërkojnë kompanitë që furnizojnë Shkupin me energji termike, por…

10 minutes ago

Iseni: Pas rezultateve me Kosovën, One Stop Shop do të zbatohet edhe në kufirin me Shqipërinë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka theksuar se pas funksionalizimit të sistemit One Stop Shop me Republikën e…

10 minutes ago

Reshjet bllokojnë rrugën Qafë Thore-Theth, kalojnë vetëm mjetet e tonazhit të rëndë

Reshjet e dendura të shiut dhe kushtet e vështira atmosferike kanë shkaktuar bllokimin e rrugës Qafë Thore-Theth, në vendin e…

10 minutes ago

Debati për energjinë në Kuvend, Haxhiu paralajmëron fatura deri në 20 për qind më të larta

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar paralajmërimet e ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli për një dimër të vështirë, duke…

18 minutes ago

Dita e 167-të e protestës para Kryeministrisë, studentë e qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të premte para Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 167-të të tubimeve kundër qeverisjes së…

18 minutes ago