Categories: Uncategorized

Policia arreston një ganez në Rinas, tentoi udhëtimin drejt BE-së me pasaportën të ngjashme

Arrestohet 24-vjeçari ganez, tentoi të kalojë kufirin me dokument me ngjashmëri.

Policia Kufitare në Rinas ka goditur një rast paligjshmërie, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit, në pranga ka përfunduar një 24-vjeçar nga Gana, që tentoi të përdorë pasaportë, e cila ngjante në identitet me një tjetër. Ndërsa, një tjetër shtetas u shpall në kërkim policor.

Njoftimi i policisë:

Rinas

Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin e kalimit të paligjshëm të kufirit.

Operacioni i koduar “SIMILARITY”, u zhvillua nga Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Vihet në pranga një shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër. Sekuestrohet pasaporta e shtetasit të shpallur në kërkim që do përdorte shtetasi i arrestuar.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në Rinas u godit një tjetër rast i tentativës për kalim të kufirit me dokumente me ngjashmëri.

Falë koordinimit të veprimeve dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare të Rinasit dhe Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “SIMILARITY”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. A., 24 vjeç, lindur dhe banues në Gane.

24-vjeçari tentoi të kalonte nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Rinasit me një pasaportë me ngjashmëri, por u bllokua nga kontrollorët e Policisë Kufitare të Rinasit, bazuar edhe në informacionet që dispononin Policia Kufitare dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas pasi ka siguruar paraprakisht kundrejt shpërblimit monetar pasaportën e shtetasit nigerian O. O., duke përfituar nga ngjashmëria fizike me këtë shtetas ka tentuar të udhëtojë nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE-së me pasaportën e këtij shtetasi.

Po nga hetimet e kryera dyshohet se ka edhe bashkëpuntorë të tjerë në organizimin dhe gjetjen e personave me ngjashmëri për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, për të cilët po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre. Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, dhe “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

të fundit

Konjufca i përgjigjet Gjuriqit në OKB dhe ngre çështjen e Radoiçiqit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur ministrit të…

1 minute ago

Glen Daja njofton largimin nga Dinamo: “Faleminderit për gjithçka, familja dinamovite!

Glen Daja te DinamoPërmes postimit në rrjetet sociale, Glen Daja ka zyrtarizuar mbylljen e bashkëpunimit me klubin e Dinamos, aty…

2 minutes ago

Përparim Rama: Edhe “Albin Kurti 2030” le të quhen Lojërat Mesdhetare, mjafton Kosova të mos i humbë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ironizuar duke deklaruar se është i gatshëm që Lojërat Mesdhetare 2030 të mbajnë edhe…

3 minutes ago

Konjufca akuzon Serbinë se po e përdor fenë për interesa politike

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur ministrit të…

12 minutes ago

PSG triumfon 4-2 ndaj Barcelonës, Doue shkëlqen ndërsa Cancelo zhgënjen

Paris Saint-Germain ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Barcelonës.Kampioni i Francës zhvilloi paraqitje të shkëlqyer për të…

15 minutes ago

Ish-mesfushori i Liverpoolit vlerëson Ernest Muçin: Ishte lojtari i ndeshjes, zhvilloi një paraqitje fantastike

Ernest MuçiTrabzonspor mori fitore të bujshme 2–0 kundër Besiktas, duke ia ndalur “hovin” bardhezinjve të Stambollit, sikurse duke i treguar…

20 minutes ago