Categories: Uncategorized

Policët e Lleshit po vrasin njerëz në rrugë: Me shpejtësi skëterrë, efektivi i rrugores përplasi gruan dhe përfundoi në dyqan

Një aksident masiv ndodhi gjatë mesditës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ku u përfshinë tre makina dhe një motor.

Nga aksidenti pati dy të lënduar, ku njëri prej tyre është rëndë. Në aksident u përfshinë tre makina, njëra tip “Volvo” ngjyrë gri, një tjetër “Ford” si edhe një “Mercedes”, si edhe një motorçikletë, shkruan albeu.com.

Burimet bëjnë me dije se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tejë normave të lejuara e makinës tip “Volvo” me targa të huaja, e cila pasi përplasi makinën tip “Ford” në kryqëzim u fut në një dyqan bulmeti.

Ndërkohë, abcnews.al raporton se drejtuesi i mjetit tip “Volvo” me targa të huaja që besohet se shkaktoi aksidentin është një efektiv i policisë rrugore të Tiranës.

Për arsye ende të paqarta punonjësi i policisë ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe në rrugë duke përplasur fillimisht mjetin tip “Ford” që drejtohej nga grua, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa polici ka marrë plagë të rënda.

Nga videoja e publikuar prej Abc News duket qartë se makina e drejtuar nga polici ishte me shpejtësi tepër të lartë duke përplasur makinën “Ford” që po hynte në kryqëzim. Madje, polici nuk pa fare nëse kishte apo jo të tjerë në kryeqëzim.

Policia nuk ka dalë ende me ndonjë njoftim për aksidentin në fjalë për të shpjeguar rolin e policit dhe përse ai po drejtonte makinën me shpejtësi duke rrezikuar jetën e qytetarëve të tjerë. /albeu.com

të fundit

Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…

17 minutes ago

I tha “po” yllit të NFL, zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift

Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…

37 minutes ago

NATO planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën: 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit

NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…

46 minutes ago

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve…

1 hour ago

Rusia do të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës

Rusia po planifikon të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës, sipas një dekreti të…

1 hour ago

Shpërthim tritoli në një banesë në Fushë Kuqe, dyshohet se shënjestra ishte ish-banori i BBV-së, Jozefin Marku

Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Sipas burimeve,…

2 hours ago