Një hipotezë gjithmonë e gjallë, për muaj të tërë. Që kur u ndanë Juventusi dhe Paul Pogba, fati në nivelin e klubit të të dy palëve ka qenë i ndryshëm.
Bardhezinjtë kanë vazhduar të fitojnë, francezi ka jetuar (dhe jeton) vite të vështira me Manchester United. Zërat që flasin për një rikthim të kampionit të botës te “Zonja e Vjetër” nuk kanë munguar asnjëherë, madje nuk i hedh poshtë as agjenti i tij, Mino Raiola.
None found
Për mikrofonat e “SkySport”, agjenti i francezit foli për këtë dëshirë të madhe të tifozëve të Juventusit: “Ata duhet të ëndërrojnë, sepse nëse nuk e bëni këtë, atëherë jeni të vdekur. Unë nuk punoj nëpër ëndrra, të kuptohemi, por në botën reale. Kjo nënkupton se bëj zgjedhjet e duhura për klientët e mi. Tani nuk është koha për ta thënë se cila do të jetë e ardhmja e Paul”.
Francezi është duke kaluar një nga vitet më të vështira të karrierës së tij, mes dëmtimeve dhe performancës së dobët në fushë. Vera e ardhshme, së bashku me Kampionatin Europian, mund të sjellin lajme të reja. Pastaj, kush e di… Mbase ëndrrat e tifozëve të Juventusit realizohen në “jetën e vërtetë” të Mino Raiola.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci është ndaluar, me vendim të prokurorit për 48-orë. Sipas raportit 24-orësh të policisë,…
LSDM sot ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoskin se ka bllokuar rrugën evropiane të vendit dhe se vendi ynë ka mbtetur…
Kontrollet e zhvilluara nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në burgun e Bradasheshit, kanë çuar në gjetjen e disa telefonave…
Një skenë e pazakontë është regjistruar gjatë fundjavës në metronë e Londrës, ku Princesha e Uellsit, Kate Middleton, dhe vajza…
Një teori e hedhur gati dy shekuj më parë nga një prej të mbijetuarve të anijes Essex, e cila u…
Regjistrimet e telefonatave emergjente pas ekzekutimit të dështuar të Krista Pike, 50-vjeçares së dënuar me vdekje në Tenesi të SHBA-së,…