Categories: Uncategorized

Po transportonin fshehtas 27 shtetas të huaj, Policia e Shtetit kap “mat” 9 persona

9 persona janë arrestuar nga policia e Shtetit pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 27 shtetas të huaj. Ndërkohë një shtetas tjetër është shpallur në kërkim nga policia.

Ky i fundit, gjatë ndjekjes nga policia, nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, por kreu manovra të rrezikshme me mjetin e tij, duke aksidentuar dy pasagjerë dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Të 10-të këta shtetas, sipas policisë, kanë ndihmuar shtetas të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit monetar.

Si rezultat i operacionit të policisë u arrestuan: K. P., 21 vjeç; L. B., 20 vjeç; F. D., 19 vjeçe, si edhe u shpall në kërkim shtetasi K.D., 21 vjeç, banues në Durrës.

L. C., 35 vjeç, banues në Prishtinë; N. K., 43 vjeç, banues në Vushtrri, Kosovë; R. K., 29 vjeç, banues në Fushë-Kosovë. Si edhe K. M., 21 vjeç; K. L., 19 vjeç dhe K. M., 21 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Në fshatin Çiflig, Korçë, shërbimet e Policisë pasi kanë patur në ndjekje mjetet tip “Benz” dhe “Citroen”, me të cilat shtetasit K. P., L. B., F. D., dhe K. D., në bashkëpunim mes tyre ishin duke transportuar drejt Tiranës kundrejt fitimit 4 shtetas të huaj, i kanë bërë me shenjë drejtuesit të mjetit tip “Citroen” shtetasit K. D., që të ndalonte, por ky i fundit me qëllim shmangien e kapjes nga policia, kreu manovra të rrezikshme duke dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar dy shtetas të huaj, pasagjerë në këtë mjet, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës, ku më pas njëri prej tyre u dërgua në Tiranë për mjekim të specializuar.

Në Maliq, pranë vendit të quajtur “Tyrbja”, tre shtetasit kosovarë L. C; N. K., dhe R. K., janë kapur në flagrancë me mjetet tip “Volksëagen Golf” dhe “Volksëagen Sharan”, duke transportuar kundrejt fitimit 4 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës, të cilëve më pas iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Si edhe në dalje të qytetit të Pogradecit, tre shtetasit nga Tirana K. M; K. L., dhe K. M., janë kapur me mjetet tip “Volksëagen”dhe “Skoda” duke transportuar kundrejt fitimit në drejtim të Tiranës, 19 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

të fundit

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

23 minutes ago

Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës/ Publikohen momentet tronditëse, u mbajt te shtylla e ndriçimit për të kaluar në rrugën e përmbytur (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…

51 minutes ago

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

2 hours ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

2 hours ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

3 hours ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

3 hours ago