Policia ka kapur në flagrancë një person teksa i shiste “mall” dikujt tjetër në Fier.
Operacioni antidrogë i koduar “Paketimi”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier sekuestroi 865 gramë kanabis, një pjesë e së cilës ishte bërë gati për shitje në 114 doza. U arrestua në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike, e u procedua penalisht shtetasi që dyshohet se do ta blinte.
Policia njofton se “në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Paketimi”, gjatë të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: K. C., 41 vjeç, banues në Lushnjë.
Si rezultat i operacionit, në lagjen “Kadri Qystri” Lushnjë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin K. C., i cili do t’i shiste lëndën narkotike të bërë gati në doza, shtetasit T. Dh.
U procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi T. Dh., 53 vjeç, banues në Lushnjë, i cili dyshohet se do të blinte lëndën narkotike.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. C, u gjet dhe sekuestrua sasia e lëndës narkotike 865 gram cannabis sativa, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në 114 doza, gati për shitje.
Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një peshore elektronike që shërbente për të bërë gati në doza të vogla lëndën narkotike, një aparat celular dhe një sasi parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.
Në emisionin “Opinion” eshte diskutuar per hetimet e SPAK për çështjen e AKSHI, si dhe për vetpërgjimet që ka bërë…
Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i kërkoi publikisht Edi Ramës që…
Në studion e "Çim Peka Live", i ftuar analisti Lorenc Vangjeli u përplas me gazetarin Çim Peka mbi krizën politike…
Edhe pse u largua nga gara pas votave të publikut, rrugëtimi i Toney-t në shtëpi nuk është mbyllur përfundimisht. Sonte,…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. Një 42-vjeçar ka përplasur me automjetin e…
Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se opozita…