“Kam dy ditë pa bukë. Po pi ujë me sheqer”. Kjo ishte thirrja therëse e nënë Myzejene Jaupit ditën e djeshme që tronditi këdo që e dëgjoi. 84 vjeçarja jetonte e vetme, ndërsa theu karantinën duke dalë në qytet për të kërkuar ushqim.
E moshuara foli për kamerën e Abc News se është 84-vjeçe dhe jeton fare e vetme në shtëpi. Gjendja e të moshuarës dukej aq e rëndë sa ajo shprehej se “do ikte e pa ngopur në gropë.”
Ndërkohë, i jashtëzakonshëm ka qenë solidariteti i qytetarëve për nënën e vetmuar, e cila fëmijët i ka në emigrim, ndërsa këto ditë është përballur edhe me mungesën e ushqimit.
Pas publikimit të historisë së saj, një numër i madh mesazhesh kanë ardhur në numrin e redaksisë, të cilët ofroheshin për të ndihmuar nënën 84-vjeçare.
Abcnews ishte sërish sot në shtëpinë e nënë Myzejenit, ndërsa raporton se ndihmat për të janë të pafundme. Për Abc Neës, 84 vjeçarja nuk ka hezituar të bëjë edhe njëherë falënderimet për këdo që e ka ndihmuar.
“Jam shumë e kënaqur, nga djemtë e Vlorës, nga bujaria e tyre. Të rrojnë dhe mos i gjejë asgjë e keqe’” tha e moshuara.
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…